Sondazhi në Report Tv/ Baldassari parashikoi me saktësi maksimale rezultatin e 2017

14 Mars 2019, 12:50| Përditesimi: 14 Mars 2019, 13:26

  • Share

Në zgjedhjet e vitit 2017, i vetmi ekran që parashikoi me saktësi në sondazhe, rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit ishte Report TV dhe Roberto Baldassari, president i Institutit Piepoli. I akuzuar nga fake-mediat dhe fake-politikanët e zakonshëm se kishte prodhuar sondazhe të rreme, madje të porositura nga Partia Socialiste, Baldasari me institutin Piepoli, konfirmuan edhe në Shqipëri emrin e vet të mire, përsa i përket saktësisë së parashikimeve të tij.

Në të dhënat e para të transmetuara më 6 qershor, evidentoi në mënyrë të përsosur tendencën e zgjedhësve shqiptarë, duke gjetur më në fund, në sondazhin e 19 qershorit, rezultatin e saktë, që u materializua, më pas, me votën e 25 qershorit.

Sikurse shihet në tabelë, Piepoli kishte parashikuar në rang kombëtar për Partinë Socialiste një rritje deri në 73 mandate dhe ajo arriti 74, për Partinë Demokratike parashikonte një rënie tek 41 deri 45 mandate dhe ajo arriti 43, për LSI-në parashikonte një rritje deri në 17 mandate dhe ajo mori 18, për PDIU-në një situatë stabël deri në 4 mandate dhe ajo mori 3 dhe po pretendon për të 4-in me ankimin, pasi e humbi për një grusht votash.

Sondazhi i Baldasarit dhe Piepolit rezultoi shumë i saktë edhe në parashikimet e mandateve sipas qarqeve, duke filluar nga Tirana, ku Piepoli parashikoi rritje të Partisë Socialiste deri në 19 mandate dhe ajo mori 18, rritje të LSI-së deri në 4 mandate dhe ajo mori 5, për Partinë Demokratike midis 9 dhe 13 mandateve dhe ajo mori 11, si dhe për PDIU-në mes 0 dhe 1 mandati dhe kështu ndodhi vërtet.

Piepoli kishte parashikuar në mënyrë të saktë edhe që në qarqet e Korçës dhe Shkodrës, mandatet nuk do të ndryshonin ndaj atyre të 2013-ës, megjithë një rritje të ndjeshme të Partisë Socialiste në Shkodër, që në fakt doli e vërtetë, ndërkohë që e habitshme ka qenë saktësia e parashikimeve për Fierin, Vlorën dhe Durrësin.

Në të tre këto qarqe, Piepoli kishte parashikuar një rritje të numrit të mandateve për Partinë Socialiste krahasuar me 2013-ën dhe në fakt në Fier PS kaloi nga 9 në 10 mandate, në Vlorë nga 6 në 8 mandate dhe në Durrës nga 6 në 8 mandate.

Në Durrës ishte parashikuar edhe një rritje me të paktën një mandat për LSI-në dhe humbja e të paktën një mandati për PD-në: të gjitha këto parashikime të konfirmuara me saktësi nga rezultatet reale.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?