Sondazhi në ‘Real Story’/ Veliaj fiton me mbi 54% të votave garën për Tiranën, Këlliçi vetëm 23%! Diferencë të vogël me Dashamir Shehin

23 Shkurt 2023, 22:50| Përditesimi: 24 Shkurt 2023, 07:44

  • Share

TIRANË- Një sondazh i publikuar nga analisti Eduard Zaloshnja në Report Tv për garën për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 Majit, tregon se kryebashkiaku Erion Veliaj vijon të dominojë.

Nëse do të votohej mbrëmjen e kaluar, më 23 shkurt, Veliaj do dominonte me më shumë se gjysmën e votave, konkretisht 54.3% me një numër prej 169 mijë votuesish. Nga ana tjetër kandidati zyrtar i PD, Belind Këlliçi duket se ka pësuar rënie në sondazhin e publikuar në emision ‘Real Story’ në raport me një tjetër, Dashamir Shehin, nëse edhe ai do të futej në garën elektorale.

Sipas sondazhit, Këlliçi gëzon mbështetjen e më pak se ¼ e kryeqytetasve, 23.2% që përkthehet përafërsisht në 72 mijë votues. Ndërkohë, nëse Shehi do të ishte në garë, ashtu siç deklaroi edhe në Report Tv, do të merrte 22.5% të votave, që përkthehet në 70 mijë votues.

Siç vihet edhe re nga sondazhi, nëse Dashamir Shehi do të ishte në garë do të kishte një diferencë shumë të vogël me Këlliçin, vetëm 2 mijë vota më pak se Këlliçi.

1677219646_Screenshot2.jpg

Sondazhi

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qebaptorja: 24/02/2023 10:25

    Dashi t'na premtoje qe,do te heqi TVSH'ne per : nje dopio raki,dy qofte,nji luge gjize,nji domote turshi dhe nje cerek buke misri.... harrova,ene dy thelbi hurdha.... ta siguroj qe ke lagjia ime i merr te gjitha votat...... Rruga Dibres

    Përgjigju
  • A. N.: 24/02/2023 07:52

    Nuk ka mo tironsa se po te kishte do ja kishin dhene Dashit 100%. Mjafton qe ai ti premtonte meze me raki me cmim pensionistesh ne rast fitoreje neper klubet e lagjeve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?