Sondazhi i Zaloshnjës, nëse votohej
sot, barazim pozitë-opozitë/Grafiku

2 Nëntor 2017, 09:25| Përditesimi:

  • Share
“Nëse kemi zgjedhje sot, rezultati i votimeve do ishte barazim mes pozitës e opozitës, ndërsa nuk do merrnin pjesë në votime 580 mijë qytetarë me të drejtë vote”.

Këto janë gjetjet e sondazhit elektronik të Eduard Zaloshnjës të zhvilluara në 24 orët e fundit me dy mijë të anketuar në shkallë kombëtare. Për çdo 100 votues të partive të mazhorancës (PS+PDIU+PSD), do të kishim sot 92 votues të tyre, në qoftë se do të zhvilloheshin zgjedhje të parakohëshme. Nga ana tjetër, për çdo 100 votues të partive të opozitës (PD+LSI+PR+etj.), do të kishim sot 101 votues të tyre. 

Kampioni u ripeshua, për ta përfaqësuar elektoratin shqiptar sa më mirë demogrfikisht dhe politikisht. Maksimumi i marzhit të gabimit për këtë sondazh ishte plus/minus 2.9 pikë përqindje.

Duke ndërthurur rezultatet e zgjedhjeve të qershorit me koeficientët e mësipërm, rezulton se rreth 760 mijë votues do të votonin sot për partitë e mazhorancës (PS+PDIU+PSD). Nga ana tjetër, po aq (760 mijë) do të votonin sot për partitë e opozitës (PD+LSI+PR+etj.). Ndërsa, rreth 580 mijë votues nuk do të votonin fare (shihni grafikun). 

grafiku
(Grafiku i sondazhit të Eduard Zaloshnjës)

Nga sondazhi rezulton se mazhoranca ka humbur vota kryesisht në grupin demografik ‘Meshkuj urbanë’, ku për çdo 100 votues të qershorit, ka sot vetëm 88 votues të saj.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?