Policia e Tiranës

Sondazhi i Zaloshnjës/ 72% e të anketuarve anojnë nga vlerësimi pozitiv për punën e Policisë së Shtetit

2 Prill, 09:05| Përditesimi: 2 Prill, 09:20

  • Share

Në kuadër të projektit të UNDP “Barometri Kombëtar i Perceptimit të Publikut rreth përdorimit, posedimit dhe rreziqeve të armëve të zjarrit në Shqipëri”, Dr. Eduard Zaloshnja i Institutit Agenda zhvilloi një sondazh elektronik më 1-2 prill 2024. Ky sondazh është në vijim të serisë së sondazheve që Instituti AGENDA zhvilloi me financim nga Programi Suedez për Forcimin e Policimit në Komunitet në Shqipëri (SCPA).

Gjetjet dhe metodologjia e sondazhit aktual vijojnë më poshtë.

GJETJET E SONDAZHIT

71.6% e të anketuarve banojnë në lagje/fshatra ku armëmbajtja pa leje nuk përbën problem shqetësues (shihni tabelën më poshtë). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.47 milionë banorë të rritur banojnë në lagje/fshatra të tilla. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 1.6 pikë përqindje (shihni grafikun më poshtë).

62.6% e të anketuarve anojnë nga vlerësimi pozitiv për luftën e Policisë së Shtetit kundër armëmbajtjes pa leje; 50.2% pozitiv dhe 12.4% anojnë pozitiv (shihni tabelën më poshtë). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.28 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga vlerësimi pozitiv. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 8.5 pikë përqindje (shihni grafikun më poshtë).

73.5% e të anketuarve anojnë nga vlerësimi pozitiv për operacionet policore "Tempulli" dhe "Sundimi i Ligjit", që synojnë sigurinë në perimetrin e shkollave dhe në komunitete; 57% pozitiv dhe 16.5% anojnë pozitiv (shihni tabelën më poshtë). Nga një ekstrapolim i përafërt, rezulton se rreth 1.5 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga vlerësimi pozitiv. Krahasuar me katër muaj më parë, regjistrohet një rënie e animit pozitiv me 1.6 pikë përqindje (shihni grafikun më poshtë).

81.3% e të anketuarve ndihen të sigurt ose shumë të sigurt kur ecin vetëm në lagje/fshat, pasi është errësuar (shihni tabelën më poshtë). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.67 milionë banorë të rritur gjithsej ndihen të sigurt. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 0.6 pikë përqindje (shihni grafikun më poshtë).

75.9% e të anketuarve mendojnë se kriminaliteti është i ulët ose shumë i ulët në zonat ku banojnë (shihni tabelën më poshtë). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.56 milionë banorë të rritur gjithsej banojnë në zona me kriminalitet të ulët. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 0.5 pikë përqindje (shihni grafikun më poshtë).

70% e të anketuarve anojnë nga mendimi se policia reagon shpejt ndaj vjedhjeve/grabitjeve/krimeve në zonat ku banojnë (shihni tabelën më poshtë). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.44 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga po-ja. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 2.1 pikë përqindje (shihni grafikun më poshtë).

78.5% e të anketuarve e ndiejnë praninë e policisë në zonat ku banojnë (shihni tabelën më poshtë). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.61 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga po-ja. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 0.5 pikë përqindje (shihni grafikun më poshtë).

71.9% e të anketuarve anojnë nga vlerësimi pozitiv për punën e Policisë së Shtetit në përgjithësi; 57.2% pozitiv dhe 14.7% anojnë pozitiv (shihni tabelën më poshtë). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.47 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga vlerësimi pozitiv. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 1.4 pikë përqindje (shihni grafikun më poshtë).

73.6% e të anketuarve anojnë nga mendimi se puna e Policisë Rrugore ka ndikuar për parandalimin e shkeljeve të kodit rrugor (shihni tabelën më poshtë). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.51 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga vlerësimi pozitiv. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 1.2 pikë përqindje (shihni grafikun më poshtë).

SHËNIME METODOLOGJIKE

·Pyetësori u hartua në bashkëpunimin me UNDP, duke zgjeruar pyetësorin e Barometrit të opinionit për punën e Policisë së Shtetit, që ishte zhvilluar më parë me financim të SCPA.

·U krijua një faqe e posaçme në internet me motor prodhimi sondazhi elektronik, ku çdo vizitor unik kishte mundësinë ta plotësonte pyetësorin duke klikuar në opsionet e përgjigjeve.

·U dërguan 2000 SMS krejt të rastësishme në të gjithë territorin e vendit, me një link të faqes së mësipërme.

·Faqja e anketimit elektronik u mbyll me plotësimin e kampionit prej 1100 të anketuarish 18 vjeç e sipër.

· Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor në rang vendi është plus/minus 3.3%.

·Kampioni u ripeshua para analizimit të tij, në mënyrë që ta përfaqësonte popullsinë e rritur shqiptare sa më mirë demografikisht, gjeografikisht, dhe politikisht

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Enda: 02/04/2024 10:37

    Zoti Zaloshnja!Në të gjith dontazhet që ke bo jam OK! Por për këtë sontazh për policin për mendimin tim je shum larg,se ky institutcion është më i përfoluri në Shqipëri që vetem parat njohin! Dhe ja rasti i mbrëmshëm me 8 viktima.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?