Arben Ahmetaj

SONDAZHI i Shqiptarja.com/ Justifikim për azil apo të besueshme? Ja si i vlerësojnë shqiptarët deklaratat e Arben Ahmetajt

3 Shkurt, 17:34| Përditesimi: 6 Shkurt, 12:33

  • Share

Të besueshme apo viktimizim për azil, si i konsideroni deklaratat publike të Arben Ahmetajt?

Kjo është pyetja e sondazhit të ndërmarrë nga Shqiptarja.com për deklaratat e bëra nga zv kryeministri Arben Ahmetaj që u shfaq për herë të parë publikisht, mbrëmjen e së enjtes, që prej shpalljes së tij në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e shqiptare për aferën e Inceneratorëve.

Në sondazhin e hapur mbrëmjen e 2 shkurtit kur kanë votuar mbi 4200 persona, 64.8% thonë se deklaratat e Ahmetajt bëhen me qëllim për të përfituar azil në shtetin ku është arratisur, kjo për shkak se ish zv kryeministri nuk ofroi fakte apo prova të reja, por u viktimizua duke folur për prapavijë politike në veprimet e SPAK, e cila sipas tij ka ngritur një çështje mbi supozime.

Ndërsa vetëm 27.2% i konsiderojnë të besueshme ato që tha Ahmetaj. Sondazhi është i hapur dhe ju mund të vijoni të votoni duke klikuar këtu

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lela: 04/02/2024 18:24

    Tu merret cdo qindarke leke qe zoteron dhe ti ktheje shtetit gjithshka ka vjedhur. A me spjegon ndonje: nga katunar qe ka studiuar anglisht ne minister me prona e te ardhura, vajzat I studiojne ne UK. Ti merret cdo gje. Te jetoje me te ardhura minimale, te kthehet ne origjine ai dhe motrat e tij se kane harruar nga kane ardhur

    Përgjigju
  • abi: 04/02/2024 16:44

    Ky aq kokerr legen eshte sa mgacmonte cdo punonjese ne Ministr te financave dhe ahsnesorin e donte per vete! Shante si halabak, pale mori emeroi drejtor lloj soj hajduti e kumarxhiu e lloj soj njerezish pa integritet! I kane mbetur ca drejtore akoma ne Ministri te Financave ca barbona hajduta!

    Përgjigju
  • deniza: 04/02/2024 14:18

    ky eshte koka e hajduterise kokrra legenit ku duhet te jape llogari dhe per kohen qe po rrin ne arrati po jeton me paret e popullit qe i vodhi i mashtroi si deshi qefi .ku jeni o spak.kerkon azil duke vjedhur e mashtruar eshte turpi i keti vendi.

    Përgjigju
  • Elbasan: 03/02/2024 23:49

    Para disa ditesh isha ne zvicer ne nje qytet turistik me bore dhe ishim 4 veta dhe e pam kte bosin , na pa qe ishim shqiptar uli koken ishte me kapele syze djelli per qef te zotit me nje djal i shoqeruar

    Përgjigju
    • Tironsi: 04/02/2024 07:14

      Ket kokerr legeni duet ta ekstradojn urgjent vetem kte duet te boj si fillim spaku,pastaj i shofim gjonat me qetsi se ka vjedh apo jo KY ben peka.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?