Politikani më i preferuar për shqiptarët në sondazhin e Report Tv është zgjedhur Kryeministri Edi Rama. Sipas të dhënave të sondazhit në bashkëpunim me sondazhistin e njohur Eduard Zaloshnja 42% e qytetarëve të pyetur kanë zgjedhur kryeministrin Edi Rama si politikan të preferuar i cili vihet re se ka pësuar një rritje krahasuar me të dhënat e muajit mars, që ishin 41.9%.
Pas Ramës, renditet Sali Berisha i cili ka pësuar rënie, me 16.5% nga 16.9% që ishte muajin e kaluar.
Vihet re një rritje e pëlqyeshmërisë ndaj kryetarit të PD-së Lulzim Basha. 3.8% e qytetarëve të pyetur e vlerësojnë pozitivisht Lulzim Bashën, duke shënuar një rritje krahasuar me muajin e kaluar që ishte 2.7%.
Pëlqyeshmëria për Ilir Meta nuk ka pasur rritje. Ai u zgjodh si i preferuar nga 2.5% e votuesve, aq sa kishte dhe një muaj më parë. 35% e qytetarëve nuk vlerësojnë pozitivisht asnjërin nga këta politikanë.
Lajmi kryesor:
Sondazhi në Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, 52% votojnë për PS! Berisha forcë e dytë, rritje për PD e Bashës! PL e Metës mbetet e fundit
B.K//ReportTv.al