Sondazhi i Piepoli-t për bashkinë e Tiranës, Mazniku: Veliaj ka më shumë mbështetje se votat tradicionale që PS merr në kryeqytet

13 Prill 2023, 22:58| Përditesimi: 13 Prill 2023, 23:09

  • Share

 

Duke komentuar rezultatet e sondazhit të Piepolit kur bëhet fjalë për kandidatin dhe forcën politike që mbështesin qytetarët në Tiranë, nëkryetari i bashkisë së kryeqyteti, Arbjan Mazniku tha se kryebashkiaku aktual, Erion Veliaj ishte në nivele më të larta se votat tradicionale që PS merr në kryeqytet.

“Në momentin që ne kemi filluar garën, popullariteti për kandidatin zotin Veliaj është mbi votën tradicionale të PS-së në territor. Është 4 apo 5 pikë mbi votën e partisë.  Kjo është tipikisht një tregues që tregon se kandidati ka potencial të rrisë edhe forcën politike dhe të qëndrojë tek ai pozicion.

Nga ana tjetër kandidati tjetër gjasat janë që këto janë elementë që do konvergojnë. Jemi në një situatë që PS sot në Tiranë ka një mbështetje në nivelin e 50%. Gjasat janë që të jetë në rritje. Janë shenja të mundshme që tregojnë se qytetarët kanë vlerësim pozitiv për punën e bërë”- tha Mazniku.

Ndërsa kryesuesi i listës së koalicionit Meta-Berisha për kandidatët e këshillit bashkiak, Ilir Alimehmeti duke iu referuar sondazhit të Piepolit, tha se diferenca mes Veliajt dhe Këlliçit është ngushtuar me 5%.


Lajmi kryesor:

Premtimi i Këlliçit për transport publik falas, Mazniku: I parealizueshëm! Tipike e atyre që e dinë se nuk fitojnë! Alimehmeti: E mundur brenda 4 viteve


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?