Sondazhet e tregojnë: Opozita e keqja e vetes, askënd të mos akuzojë!

30 Mars 2023, 14:24| Përditesimi: 30 Mars 2023, 14:44

  • Share

Nëse opozita shqiptare do të ishte e bashkuar, edhe në këto zgjedhje, do të ishte një konkurruese e fortë përballë pushtetit të gjatë të socialistëve. Sondazhet e para të Institutit Italian Piepoli në Report TV e tregojnë qartë këtë. Në këtë gjëndje, e copëtuar dhe me një frymë të korruptuar besimi, pikësëpari mes vetes, nuk kanë se ku të shkojnë.

Në gjithë këto vite tranzicioni, lufte për të njohur vetveten, nuk kanë arritur të kuptojnë se mbijeton dhe ecën përpara kush përshtatet dhe kush di të kalojë krizat, emocionet, instiktet dhe merr në dorë “armën” konstruktive për të përmirësuar veten dhe atdheun. Si në disa familje. Aty ku grindjet zënë përditë pjesën më të madhe të kohës dhe të çështjeve, çfarë mund të shpëtohet? Tani, pasi gërryen mirë e mirë veten, eksponentë të opozitës e kanë mendjen të vazhdojnë me stërkëmbëshat vënë të tjerëve mes llojit të tyre vetëm e vetëm se po futen në garë me siglën e PD-së. I quajnë tradhëtarë, të shitur dhe në mënyrë skandaloze, në sy të të gjithëve, disa prej tyre po tërhiqen sigurisht e qartësish nën presion apo nën shantazh. Pra, loja e pamëshirshme e përçarjes dhe e “vëllavrasjes” mes të ngjashmëve vazhdon e egër: ose ju, ose ne deri në vdekje.

Në vend që në gjithë këto kohë, kjo opozitë, këta politikanë të regjur tashmë më të mirat e të këqijat e eksperiencës së tyre të gjatë, të kishin pasur veshë për të dëgjuar më shumë ata që i kritikojnë në vend të atye që iu përkëdhelin përherë egon e sëmurë, ndoshta diçka mund të përmirësonin dhe do të shkonin me 14 maj më të stërvitur dhe më të sigurtë për të ngjallur shpresat e atyre shqiptarëve që akoma iu besojnë.

Është e habitëshme, pasi për disa prej tyre kodi i shenjtë i familjes nuk thyhet çfarëdo që të ndodhë e çfarëdo familjarët e saj të sajojnë; do të kishte qenë fituese sikur ai kod të transferohej në konceptin e familjes politike, por jo. Ndoshta PD prej vetë atyre nuk u pa kurrë si një familje, por vetëm si një mjet për të pasuruar familjen gjenetike, për ta flakur kur nuk shërben më. Ama për këtë, nuk ka faj asnjë shqiptar.

a.m./ReportTv.al
Komento

Komente

  • GTNY: 31/03/2023 00:05

    Dhe ti moj zonje , mbete zhgarravine e pa korrigjueshme e propagandes false , ti qofsh , te jesh pa personalitet e vetem kavje bravo rilindja

    Përgjigju
    • Cubel breca: 31/03/2023 12:35

      Hajde koment hajde!!!!!!!!! Po zonja e nderuar as ta shau as ta ofendoj te nderuaren opuzit,ajo thjesht po te thot se opuzita po lufton veten e saj ,spo lufton rilindjen. Po megjithate mbajeni non graten dhe spiunin e sigurmit se mir do veni

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?