Benet Beci

Sondazh i Shqiptarja.com në territorin e Shkodrës: Çfarë mendojnë për Becin?

28 Shtator 2023, 14:00| Përditesimi: 28 Shtator 2023, 14:07

  • Share

Pas 14 majit të këtij viti, u regjistrua ngjarja më e rëndësishme politike shqiptare në nivel lokal – në të djathtën Bashki Shkodër, për herë të parë në 32 vjet, u prezantua si kryebashkiak një përfaqësues i PS-së! Benet Beci, një zyrtar i rëndësishëm, si në qeverisjen e Berishës, edhe të Ramës, garoi si kandidat i PS-së dhe mori plot 34.5 mijë vota, përkundër rreth 23 mijë votave që mori kundërshtari i tij i djathtë.

Një ngjarje e tillë e tillë monumentale politike në nivel lokal, kërkon një monitorim të vazhdueshëm nga mediat. Për këtë arësye, Shqiptarja.com angazhoi sondazhistin e Report TV, Eduard Zaloshnja, që të bëjë një sondazh të shpejtë me SMS krejt të rastësishme në territorin e Bashkisë Shkodër.

1007 të anketuar nga i gjithë territori i Bashkisë Shkodër e plotësuan pyetësorin e shpërndarë me SMS krejt të ratësisshme. Kampioni u ripeshua, që të përfaqësojë sa më mirë banorët e rritur të Shkodrës, gjeografikisht, demografikisht dhe politikisht.

Rezultatet e sondazhit demonstrojnë se shumë më tepër shkodranë se sa 34.5 mijët që votuan për Benet Becin më 14 maj anojnë deri më sot kah vlerësimi pozitiv për të dhe për punën e tij. Rezultatet e detajuara të sondazhit vijojnë më poshtë.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pet.: 29/09/2023 08:45

    Nje Kryetar Bashkie vleresohet se sa ne menyre eficente, mbledh dhe administron te ardhurat e bashkise, dhe jo sa shume arrin qe te shpenzoje para te marrura nga buxheti kombetar, ne menyre jo eficente dhe pa kriter . Mendoj qe Beci po ben kete te fundit.Pasi asgje nuk ka bere deri tani qe t`u kundervihet atyre te "Fuqishmeve" qe e kane demtuar dhe vazhdojne te demtojne qytetin. Thjesht punon aty ku mendon qe nuk i ben "dem" askujt.Pra sapo pushteti qendror t`i bllokoje parate do te bie si kashte e kalbur.

    Përgjigju
  • Isa: 28/09/2023 22:05

    Beneti ka me e ba Shkodren si I ka hije

    Përgjigju
  • Tahipi: 28/09/2023 16:32

    Te shohim shkodra ka mbetur masma keq.tesh 30 vjet a ba si provinc

    Përgjigju
  • Ina: 28/09/2023 14:51

    Dmth afro 15 000 zgjedhes potencialisht mbeten target i korruptimit dhe intimidimit te organizates kleptokrate te Rames, sipas nke prej sondazheve te saj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?