Drejtuesi i grupi, Aleksander Pemaj

Kronikë

Sollën 1.2 ton kokainë nga Karaibet në Greqi, dënohen me burgim të përjetshëm 5 persona! Kush është shqiptari i tmerrshëm që ishte organizator i grupit

20 Korrik 2021, 18:26| Përditesimi: 20 Korrik 2021, 16:32

  • Share

GREQI-Dënimi me burgim të përjetshëm u vendos për pesë të pandehurit kryesorë, në çështjen e bujshme të trafikut të 1.2 tonë kokainë që u soll në fshatin nga Agios Vikentios në Astakos, Etoloakarnania, në janar 2020 nga Karaibet, ku protagonistë ishin edhe shqiptarë. Për rastin, u ulën në bankat e tgë akuzuarve një total prej 13 personash, në një gjyq që përfundoi të Premten e kaluar nën masat drakoniane të sigurisë dhe me dëshmitarë të mbrojtur.

Mes pesë të dënuarve me burgim të përjetshëm është një kriminel shqiptar 42-vjeçar, Aleksandër Pemaj. Ai u arrestua në cilësinë e organizatorit. Pemaj konsiderohej si ‘tmerri’ i policisë greke dhe është dënuar disa herë nga drejtësia greke për vepra penale tepër të rënda. Mediat greke shkruajnë se Aleksandër Pemaj njihet si miku i ngushtë i Marian Kolajt. Ky i fundit është një i arratisur nga burgjet greke, i cili u vra nga policia greke gjatë përleshjes me armë në kufi me Shqipërinë. Ai ishte personi përgjegjës për të gjitha detajet për trafikun e drogës, nga gjetja e jahtit, ekuipazhi dhe koordinimi i transportit.

1 ton e 181 kg kokainë janë sekuestruar më 24 janar të vitit 2020 në një super operacion në Greqi, ndërsa janë vendosur në pranga tetë trafikantë, mes të cilëve 6 shqiptarë. Shqiptarët e tjerë të arrestuar ishin  Arbër Përdeda, Ergon Tusi, Erlin Zotaj, Lek Doda, Maksim Preçi.

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me DEA-n amerikane, si dhe autoritetet shqiptare në Agrinjo, pranë Patras. Droga ishte fshehur në një kompleks dhomash plazhi të marrë me qira në fshatin Astakos pranë qytetit të Agrinjos. Sipas medieve greke origjina e kokainës ishte nga Karaibet, ishujt Shën Vincent, ndërsa nga andej ishte transportuar me jaht drejt Greqisë nga karteli, që kishte drejtues një shqiptar. Greqia ishte planifikuar që të ishte ndalesa e parë e kokainës, ku një pjesë do të mbetej në vendin fqinj, ndërsa tjetra do të shpërndahej, një pjesë në Europën Veriore dhe pjesa tjetër në Afrikën e Veriut.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?