Solidariteti i Tiranës me ‘Adopto një gjysh/e’, 800 vullnetarë në terren për të ndihmuar të moshuarit

10 Prill 2020, 20:47| Përditesimi: 10 Prill 2020, 20:52

  • Share

Qindra vullnetarë i janë bashkuar nismës "Adopto një gjysh/e" dhe janë angazhuar për të ndihmuar të moshuarit e Tiranës, ku është edhe qyteti më i prekur nga të infektuarit me covid-19.

Solidariteti është kryefjala e këtyre ditëve dhe të moshuarit që jetojnë vetëm janë ata që kanë më shumë nevojë në këtë periudhë.

Bashkia Tiranë ka lançuar nismën më të fundit që është përqafuar nga shumë të rinj dhe figura publike që janë sensibilizuar të ndihmojnë të moshuarit në komunitetin e tyre.

E gjitha nisi nga një link i thjesht ”google form” dhe gati 800 aplikues kanë janë regjistruar të ndihmojnë të moshuarit në pallatin e tyre. Të rinjtë ndihmojnë në pazare, blejnë ilaçet apo ndihmojnë për të marrë pensionet. Vullnetarizmi i këtyre ditëve është solidariteti që bën bashkë dhe forcon luftën ndaj virusit.  

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?