Sokol Cikalleshi

Sokol Cikalleshi firmë të re mbi kontratë

17 Prill, 15:31| Përditesimi: 17 Prill, 15:32

  • Share

Sokol Cikalleshi ka zgjedhur të rinovojë me Konyaspor edhe për një sezon. Sulmuesi i Kombëtares dhe klubi i Superligës turke së fundmi kanë gjetur akordin dhe kontrata e re do jetë deri në verën e 2025.

Kavajasi këtë sezon ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar në pesë raste, teksa ka luajtur në 27 ndeshje. Me fundin e marrëveshjes që skadonte për dy muaj, palët janë dakordësuar edhe për një tjetër sezon.

33-vjeçari është sulmuesi kryesor i ekipit dhe një ndër elementët që do jetë pjesë e Kombëtares për në Euro 2024. Edhe pse javë më parë ai pati konflikt me klubin turk për pagat e padhëna, gjithçka duket se është sheshuar dhe rinovimi pritet të zyrtarizohet.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?