‘Sofra Dardane’, 3 ditë festë në Bajram Curri, dhjetëra aktivitetet artistike dhe promovim vlerave kombëtare

14 Qershor 2022, 17:01| Përditesimi: 14 Qershor 2022, 17:40

  • Share

Këngëtarë e valltarë janë bërë bashkë në qytetin e Bajram Currit, aty ky për tre ditë u mbajt "Sofra Dardane", një aktivitet i përvitshëm që ka për qëllim ruajtjen e vlerave të trashëgimisë.

Ky aktivitet i organizuar nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar  me një pjesëmarrjen e 40 grupe artistike popullore nga të gjitha trevat shqiptare solli larminë e kostumeve popullore, valleve dhe melodive instrumentale. "Sofra Dardane" u mirëprit nga qytetarët e Tropojës që ndoqën në shesh aktivitetet artistike. Në fund u ndanë dhe çmimet ku për këtë vit grupi më i mirë u shpall ai i Hasit.

Festivali “Sofra Dardane” ka si qëllim kryesor hulumtimin, ruajtjen dhe pasurimin e vlerave folklorike dhe etnografike të trevave të veriut të Shqipërisë si dhe atyre të Kosovës që gjeografikisht së bashku përbëjnë Rrafshin e Dukagjinit.

Për të krijuar një atmosfere sa më festive dhe për t’u ndjekur nga të gjithë artdashësit tropojanë dhe me gjerë, shfaqet e konkurrimit dhe ato të përshëndetjes zhvillohen në sheshin qendror të qytetit, si dhe në sheshin karakteristik në luginën e Valbonës, në funksion edhe të turizmit kulturor.

Kjo veprimtari përveç pasurimit dhe gjallërimit të jetës artistike-kulturore të qytetit shërben edhe për zhvillimin e biznesit vendas si dhe ndërthurjen e vlerave të trashëgimisë shpirtërore me vlerat e turizmit dhe bukurive natyrore të kësaj treve.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?