Luigi Soreca, Aida Hajnaj dhe Arben Kraja

Soreca takon Arben Krajën dhe Aida Hajnajn: BE e gatshme të vijojë të mbështesë SPAK si element kryesor i Reformës në Drejtësi

18 Mars 2021, 17:53| Përditesimi: 18 Mars 2021, 18:02

  • Share

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja dhe atë të FBI-së në Shqipëri Aida Hajnaj.

Në një postim në rrjetet sociale ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka zbuluar edhe bisedën që ka zhvilluar Krajën dhe Hajnajn, ku thekson se është diskutuar mbi rëndësinë e vazhdimit të punës në strukturat e SPAK dhe FBI, me intensitet dhe angazhim maksimal.

Po ashtu Luigi Soreca shton BE është e gatshme të vazhdojë ofrimin e mbështetjes dhe ndihmës së plotë për SPAK si një nga elementët kryesorë të Reformës në Drejtësi.

“U takova sot me Shefin e SPAK, Arban Krajën dhe drejtoreshën e FBI, Aida Hajnaj, ku diskutuam për arritjet e deritanishme të SPAK dhe procesin transparent të rekrutimit për hetuesit e FBI. Është e rëndësishme të vazhdohet me të njëjtën intensitet dhe angazhim, duke pasur parasysh pritjet e mëdha në SPAK, si dhe për të vazhduar dhënien e rezultateve. Unë theksova rëndësinë e ecjes përpara me trajnimin dhe emërimin e shpejtë të hetuesve. Gjithashtu ritheksova se BE është e gatshme të vazhdojë ofrimin e mbështetjes dhe ndihmës së plotë për SPAK si një nga elementët kryesorë të Reformës në Drejtësi”.- shkruan Soreca.

Një ditë më parë ishte ambasadorja amerikane e cila takoi kreun e SPAK-ut, Arben Kraja, ku ka bërë një bilanc të përgjithshëm të punës së këtij institucioni, sipas së cilës është pozitiv.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Koli: 18/03/2021 19:27

    Mire lale mire. Kot nuk i vute kandidate per deputet keto servilat e PS.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?