Ziqiri Mero dhe kryeministri Edi Rama

Politikë

Socialisti më i vjetër nuk gëzon fitoren historike të PS-së, ndërron jetë në moshën 101-vjeçare

27 Prill 2021, 18:07| Përditesimi: 27 Prill 2021, 18:10

  • Share

TIRANË- Ziqiri Mero, ose siç njihet ndryshe si anëtari më i vjetër i Partisë Socialiste nuk ka mundur që të shijojë fitoren historike të socialistëve në këto zgjedhje. Report Tv mëson se ai ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 101 vjeçare.

Mero u prezantua vitin e shkuar nga kryeministri Edi Rama në Kongresin e Partisë Socialiste, teksa e cilësoi si veteranin e luftës si një nga delegatët më të veçantë.

“Dua të sjell këtu provën për ata që nuk na njohin, cohuni në këmbë, është delegat. Ftoj këtu Zeqiriun! Çohuni në këmbë! Është 100 vjeç”,tha Rama në kongresin e vitit të shkuar.

“Në radhë të parë falenderoj kryeministrin Rama për mundësinë që më dha. Mendoj se ky Kongres do të forcojë akoma më shumë Kongresin e PS”, u shpreh delegati që sot u nda nga jeta.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?