Ilir Meta në Kalabri

Socialistët propozojnë emrat për zëvendësimin e tij, Meta poston foto me arbëreshët nga Kalabria

19 Prill 2022, 11:12| Përditesimi: 19 Prill 2022, 11:15

  • Share

Në një kohë, kur kryeministri Edi Rama mblodhi grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku deputetët propozuan emrat për kandidatë për presidentë, kreu aktual i shtetit, Ilir Meta ka publikuar foto nga Kalabria.

Meta, në një postim në rrjetet sociale, ka treguar se po zhvillon një takim me arbëreshët nga Kalabria, ku nënvizon se në qytezën Civita, fryma e atdhëdashurisë dhe krenaria për historinë ruhen ende të gjalla si në Motin e Madh të Kryeheroit tonë Gjergj Kastriot Skënderbeut.

‘Përherë i nderuar nga mikpritja e ngrohtë e Arbëreshëve. I lumtur që ndodhem sot në qytezën e bukur të Civita, ku fryma e atdhedashurisë dhe krenaria për historinë, traditën, kulturën dhe trashëgiminë kombëtare ruhen ende të gjalla si në Motin e Madh të Kryeheroit tonë Gjergj Kastriot Skënderbeut.’- shkruan Meta.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?