Edona Bilali dhe kryeministri Rama

Politikë

Socialistët e Shkodrës i ankohen Ramës: Edona Bilali po shkarkon njerëz nga puna dhe po fut të sajit! Tom Doshi po përfiton nga kjo duke dëmtuar PS

13 Korrik 2021, 19:18| Përditesimi: 13 Korrik 2021, 17:23

  • Share

Socialistët e Shkodrës janë ankuar te kryeministri Edi Rama për deputeten e zgjedhur prej tyre, Edona Bilali, e cila ishte e parë në listën e Shkodrës. Përmes një letre dërguar Ramës, Gramoz Ruçit, Taulant Ballës dhe për dijeni të ambasadores Yuri Kim, socialistët shprehen se Edona Bilani po heq njerëz nga puna dhe në vend të tyre po fut farefisin e saj. Madje ata shprehen se kanë dëgjuar fjalë se vjehrri i Edona Bilalit ka dalë me listë në dorë se kush paguan më shumë mund të futet në listë për të marrë një vend pune në administratë.  

“Na del një Edona Bilali pa marrë mandatin kërkon të zhbëjë PS-në në Shkodër, të hedhë në kosh punën e sakrificat e brezave që e mbajtën gjallë këtë organizëm në një qytet gjoja anti-komunist, por që është peng i oligarkëve të krimit që gjoja janë bërë “zoti”. Kjo Edona që mori diku 1000 vota, së bashku me Tom Doshin po ndiejnë thelat e pushtetit duke bërë reprezalje në administratë e drejtues socialistë. Tom Doshi po shfrytëzon me dinakëri egon e një çupëline të pamësuar me punët e politikës. Hoqën drejtorin e Hipotekës. Ai nuk ishte  e keqja e atij institucioni. Atë e vunë për të vjedhur një pjesë, një pjesë e çonte te shefi, pjesën tjetër te xhepi....Hoqën drejtorin e patentave, zotin Çeliku një djalë të shkolluar, familje socialistësh me respekt në shoqëri që sjell vota për PS. Ka emëruar në atë pozicion nipin e vjehrrës së Edonës, inxhinierit të rrugëve pronë e Tom Doshit. S’ka bashkëpunim më perfekt. A thua se kemi votuar për të punësuar njerëzit e saj. Doli një fjalë që flitej se vjehrri i Edonës, mësues fizike ka dalë me bllok në dorë për të punësuar njerëzit e familjes e farefisit, pastaj kush paguan më shumë futet në listë. Doli fjalë se vjehrri i Edonës qe mësues fizike ka dalë me bllok në dorë për të punësuar njerëzit e familjes e farefisit, pastaj kush pahi më shumë futët në listë. Ky vjehrri i saj nuk ka votuar kurrë për PS, madje i ka urryer socialistët,” shkruhet ndër të tjera në letër.

Socialistët e Shkodrës dënojnë veprimet e deputetes së zgjedhur Edona Bilali, ndërsa akuzojnë Tom Doshin se po përfiton nga kjo duke dëmtuar Partinë Socialiste. Ndër të tjera, socialistët ankohen se po sulmohen dhe shkarkohen njerëzit e Ilir Beqajt, i cili nuk mundi të merrte mandatin e deputetit në Shkodër.

“Këtë ambicie të shfrenuar të kësaj deputeteje po e shfrytëzon me dinakëri Tom Doshi, non grata i DASH. Tërthorazi po sulmon strukturat e PS në Shkodër deri në vetasgjësim. Ne mendojmë se ky person nuk duhet të lejohet më tepër dhe i duhet vënë kufiri të tana ambicieve të tij. Po sulmohen dhe shkarkohen njerëzit e Ilir Beqajt. Mos është shpallur elementi anti-parti si dikur, si agjent dhe i padëshiruar për PS? Këtë e dini ju. Por çdo punë të bërë në Shkodër me një të rënë lapsi po e zhbëjnë dueti Doshi-Bilali. Ne si qytetarë socialistë shkodranë kemi një respekt të veçantë për aftësitë e tij,” thuhet në letër

Letra e socialistëve të Shkodrës dërguar Edi Ramës

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?