Snajper, pushkë e pistoletë, në kërkim 43-vjeçari që kishte arsenal armësh në shtëpi! Policia e Shkodrës: Do ia shiste personave që kryejnë krime

25 Prill 2023, 10:18| Përditesimi: 25 Prill 2023, 12:00

  • Share

SHKODËR – Një 43-vjeçar i identifikuar si Aleksander Ibraj është shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës pasi kishte arsenal armësh në shtëpi. Sipas asaj që njoftojnë uniformat blu, ai e kishte arsenalin e armëve gati për shitje. Shtetasit që do t’i blinin këto armë, do t’i përdornin për të kryer krime ndaj personit e pronës.

Operacioni u realizua  në fshatin Mali i Jushit, Bushat, Shkodër, ku u gjetën dhe u sekuestruan 1 snajper, 1 pushkë, 1 pistoletë, 1 armë gjahu, 2 armë sportive, 1 palë dylbi dhe municion luftarak për të gjitha llojet e këtyre armëve.

Në momentin e ndërhyrjes së Policisë,43-vjeçari nuk është gjetur në banesë, ndaj është shpallur në kërkim. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u vu nën hetim nëna e tij, shtetasja L. I., 73 vjeçe.

Strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë  veprimtari kriminale. Ndërkohë vijon puna për kapjen e poseduesit të arsenalit të armëve, Aleksander Ibraj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale  “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, kryer në bashkëpunim.

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?