Sport

'S'na ndal më as arbitri', te Vllaznia besojnë te përmbysja: Futbollistët dhe stafi janë shumë optimistë

14 Korrik 2021, 14:21| Përditesimi: 14 Korrik 2021, 12:55

  • Share

Vllaznia e inatosur nga arbitrat në ndeshjen e parë, të enjten në orën 21:00 do të presë Shiroki Brijeg për ndeshjen e kthimit në turin e parë të Conference League. Pavarësisht vendimeve të dyshimta të arbitrit që i sollën humbjen 3-1 shkodranët janë besimplotë për ta kthyer rezultatin.

Elvis Plori, zëvendës trajner i Vllaznisë: “Është detyrë e vështirë, por skuadra moralisht është mirë. Rezultati i ndeshjes së parë, në ndërgjegjjen e gjithsecilit, nuk është ai që meritonim. Nuk dua t’I kthehem asaj që kemi diskutu gjatë gjithë javës për problemet e arbitrave, por e shikoj te futbollistët dhe stai që ka një optimizëm për të kthyer rezultatin. Kjo më mbush me shpresë.”

Mevlan Adili, futbollist i Vllaznisë: “Sa i përket ndeshjes së nesërme të gjithë e dimë se çfarë ndeshje na pret. Duhet të përgjigjemi në mënyrë pozitive dhe mendoj se barra dhe pesha bie mbi të gjitha. Jemi optimist dhe përveç fitores na duhet edhe kualifikim.”

Pas gati një viti e gjysmë Vllaznia do të mund të luajë me tifozë. Kundër boshnjakëve në ‘Loro Boriçi’ pritet të jenë rreth 5 mijë mbështetës shkodran.

Mevlan Adili, futbollist i Vllaznisë: “Tifozët janë arma më e fortë e Vllaznisë. Janë lojtari i 12 i klubit. Besoj me ardhjen e tifozëve shuhet kjo mungesë e gjatë prej dy vitesh. Me to në krahë do jemi më të fortë dhe do t’ia dalim të gjithë sëbashku. Edhe po të vijnë me të njëjtin arbitër në Shkodër, nuk i kemi frikë farë sepse kemi tifozët.”

Po të enjten, por në orën 19:00 Partizani luan në transfertë ndeshjen e kthimit kundër Stujnful Gheorge të Moldavisë. Për të kuqtë e Ilir Dajës pritet një sfidë pa shumë impjenjim, pasi ndeshjen e parë e fituan 5-2, ndërsa në Laç kurbinasit do të presin Podgoricën, me synimin për t’u kualifikuar pas humbjes 1-0.  

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?