Në dyert e shkollave, ku do të zhvillohet provimi i matematikës, është shpërndarë një fletushkë ku u bëjnë thirrje për një pjesëmarrje sa më të madhe në protestën e thirrur ditën e sotme. Motoja e kësaj proteste është "shpëto të ardhmen".
"Nëse abuzimi me testin nuk ishte mjaftueshëm i kobshëm sa për të të nxjerrë në rrugë, sot, në orët e pasdites u abuzua me dinjitetin e rinisë që do të kërkojë të drejtat e saj. Dil në rrugë për mundin tënd, për orët e tëra duke studiuak për presionin e paaftësisë që na ka rrethuar. Merr nesër me vete prindërit, motrat dhe vëllezërit për kauzën e përbashkët, arsim dinjitoz. Nuk ka mbetur më gjë për të humbur, kur po na bëjnë të humbim vetveten", shkruhet në pankartat e afishuara në dyer e shkollave.
Lajmi kryesor:
'Çfarë bëri Turi'/ Pas 'matematikës', maturantët i rikthehen protestave për testin e 'Gjuhë Letërsisë'! Pa maska... dhe pa pankarta (FOTO)
B.K.//ReportTv.al