Skuqja në këmbë, studimi tregon se është simptomë e Covid që ndikon në enët e gjakut

5 Qershor 2020, 10:38| Përditesimi: 5 Qershor 2020, 10:41

  • Share

Një studim zbulon se koronavirusi mund të ndikojë gjithashtu në enët e gjakut. Studimet janë të qarta: koronavirusi  jo vetëm që prek traktin respirator, por sulmon organe dhe pjesë të ndryshme të trupit.
Disa hulumtime kanë zbuluar përfshirjen e enëve të gjakut në sulemt e shkaktuara nga koronavirusi.

Një studim i Universitetit të Zyriut, i botuar në revistën prestigjoze ‘The Lancet’ thotë se Covid shkakton inflamacion të qelizave endoteliale, d.m.th. ato që përbëjnë indin që drejton enët e gjakut.

Sars-CoV-2 infekton duke përdorur receptorin Ace2, të pranishëm në organe të ndryshme: përveç mushkërive, virusi mund të depërtojë edhe në zemër, veshkë dhe zorrë. Por jo vetëm kaq…

"Receptorët Ace2 – thuhet në studim prekin edhe qelizat endoteliale. Akumulimet e qelizave inflamatore të shoqëruara me endotelin, bllokimet e shumicës së enëve të vogla pulmonare u gjetën në shumë pacientë te vdekur nga infeksioni i koronavirusit

Nga autopsitë u zbuluan mpiksje të vogla dhe qeliza të ngordhura, të cilat mbushnin kapilarët e mushkërive.

Inflamacioni kishte holluar enët e gjakut që furnizonin çdo organ në trup. Këto gjetje gjithashtu mund të shpjegojnë disa simptoma të koronavirusit si psh ethet e forta.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?