Orges Shehi (djathtas), trajneri i Partizanit

'Skukës i duhet ende kohë', Orges Shehi para Laçit: Kemi dy rikthime, rivali përballë i rrezikshëm

19 Janar, 11:14| Përditesimi: 19 Janar, 11:15

  • Share

Partizani dhe Laçi luajnë nesër në orën 17:00 në "Arenën e Demave" në kryeqytet. Sfida që vlen për javën e 20-të në Superligë u komentua edhe nga Orges Shehi. Përpara medieve, trajneri i Partizanit tha se ka dy rikthime dhe se Skuka ka ende nevojë për kohë, në mënyrë që të tregojë të gjitha cilësitë e tij.

“Nuk mendoj që ka kundërshtarë të lehtë, të gjithë luajnë për të marrë maksimumin. Gjendja e skuadrës është e plotë, kemi pasur një javë të plotë për t'u stërvitur, ditët e fundit janë bashkuar Mehmeti dhe Keko, kontigjenti po plotësohet.

Rivalët? Çdo kundërshtar ndryshon nga tjetri, Laçi është një skuadër që kërkon të zotërojë, ka elementë të rëndësishëm dhe cilësi. Para çdo ndeshje analizohet kundërshtari dhe vetja. Sot i japim dorën përgatitjeve të fundit që janë të rëndësishme për nesër.

Objektivi? E rëndësishme është të luajmë për të fituar, se kur vjen fitorja është tjetër gjë. Të kemi përqëndrimin e duhur, situatat ndryshojnë nga minuta në minutë, bëjmë maksimumin nesër. Nga ndeshjet e kaluar është pak gjatë, ne mundohemi të analizojmë këto të fundit. Disa elementë nuk janë të ngjashëm.

Unë e kam thënë në fillim, e rëndësishme është të na kthehen të gjithë lojtarët, ne sigurisht kemi mënyrën tonë dhe nuk dua të ndalem tek ajo që një skuadër duhet të ketë ekuilibër. Çdo ndeshje duhet të ketë specifikën e vet. Skukës i duhet pak kohë për të parë atë që ne njohim, ato cilësitë që ne besojmë se do të na ndihmojnë më shumë, gradualisht ai po e merr formën por që nuk merret dot për një javë dhe kështu do pak kohë. Jemi të kënaqur me angazhimin që ai ka", tha Shehi për mediet.

Me 35 pikë, Partizani mban vendin e dytë në klasifikim, pesë pikë pas Egnatias kryesuese. Laçi me 22 pikë renditet në vendin e gjashtë, me pikë të barabarta me Dinamon, Skënderbeun dhe Erzenin.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?