Foto ilustruese

Skuadra humbi ndeshjen, presidenti i klubit kolumbian vritet në sytë e vajzës

26 Shtator 2023, 11:40| Përditesimi: 26 Shtator 2023, 14:22

  • Share

KOLUMBI - Presidenti i klubit të divizionit të dytë kolumbian Tigres FC, Edgar Paez, u qëllua për vdekje pas humbjes që ekipi i tij pësoi të shtunën. 63-vjeçari po kthehej në shtëpi me makinë së bashku me vajzën, pas humbjes 3-2 në shtëpi ndaj Atletico FC kur u vra nga dy persona me një motoçikletë afër stadiumit, raportojnë mediat lokale.

Vajza e tij shpëtoi e padëmtuar dhe autoritetet aktualisht po kryejnë një hetim për vrasjen. “Familja Tigres dhe komuniteti sportiv janë të shkatërruar nga kjo ngjarje. Angazhimi i tij ndaj ekipit dhe përkushtimi i tij për zhvillimin e sportit në rajonin tonë la gjurmë të pashlyeshme te të gjithë ata që patën privilegjin ta njohin atë”, tha klubi në një deklaratë.

Fernando Jaramillo, President i Divizionit të Madh të Futbollit Profesional Kolumbian (DIMAYOR) i cili drejton ligat profesionale, shprehu ngushëllimet për vdekjen e Paez.

Edgar Paez

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?