Skuadra e Tiranës negative ndaj testit COVID-19. Nesër luan me Luftëtarin

6 Qershor 2020, 22:55| Përditesimi: 6 Qershor 2020, 22:59

  • Share

Lojtarët e Tiranës pasi u është bërë tamponi kanë rezultuar të gjithë negativ me covid 19. Tamponi u është bërë sot në stadiumin "Selman Stermasi", pas ndeshjes që ata zhvilluan me Bylisin. Kjo pasi 24 orë para ndeshjes një lojtar i Bylisit rezultoi pozitiv me covid-19.

Në njoftimin e klubit Tirana thuhet se "Fatmirësisht asnjë futbollist dhe pjesëtar i stafit bardheblu nuk ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe gëzon shëndet të plotë. Skuadra ka marrë konfirmim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale dhe udhëtuar sot drejt Gjirokastrës për ndeshjen e nesërme ndaj Luftëtarit".

Ditën e nesërme Tirana do të zhvillojë ndeshjen me luftëtarin.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?