Skrapar- Vrau në mënyrë makabre fqinjin për tokën/Mbrojtja kërkon që të shtrohet në spital psikiatrik, Gjykata e lë në burg!

13 Maj 2020, 15:35| Përditesimi: 13 Maj 2020, 17:39

  • Share

Gjykata e Beratit ka vendosur masën "Arret me burg" për 36-vjeçarin Hamza Çela, i cili masakroi dhe vrau me thikë komshiun dhe të afërmin e tij 77-vjeç Ramadan Çela. Pas vrasjes makabre të komshiut dhe të afërmit të tij Raman Çela në fshatin Jaupas të rrethit të Skraparit mbrëmjen e së henës për çështje pronësie, autori i kësaj ngjarjeje të rëndë është përballur sot me "togat e zeza" të Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për t'u njohur me masën e sigurisë.

Vrasësi 37-vjeçar Hamza Çela është transportuar drejt Gjykatës së rrethit të Beratit nën masa të rrepta sigurie,ndërkohë që në seancë nuk është lejuar prania e medias, për shkak të situatës pandemie nga virusi COVID-19. Gjatë seancës që zgjati rreth 1-orë mësohet se prokurori i çështjes Tasim Puci ka kërkuar vlerësimin të ligjshëm të arrestimit të tij dhe ka kërkuar masën e sigurisë "arrest me burg".

Gjyqtarja Adelajda Gjuzi pasi ka dëgjuar palën akuzatore dhe atë mbrojtëse që për shkak të problemeve mendore të 37-vjeçarit që nuk është i pajisur me raport mjekësor ka kërkuar shtrimin në Spitalin Psikiatrik në Vlorë,e  ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e tij në flagrancë dhe ka vendosur për të masën e sigurisë "arrest me burg" pa afat.  

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?