Skrapar, turistët aventurierë kthejnë shpresën në fshatin e shpopulluar, banorët kërkojnë asfaltimin e rrugës

17 Shkurt, 16:10| Përditesimi: 17 Shkurt, 16:21

  • Share

Skrapar- Një mijë metra mbi nivelin e detit, rrëzë Malit të Tomorit, shtrihet Gjerbësi, dikur njësi e rëndësishme administrative me 14 fshatra dhe afro 1500 banorë sot i përgjysmuar për shkak të emigrimit masiv.

Në shkollë kanë mbetur 20 nxënës në klasa të bashkuara. Gjerbësi është pjese e bashkisë Çorovodë dhe gjendet në kufi me fshatrat e Korçës dhe të Gramshit.  Banorët këtu jetojnë me bujqësi e blegtori. Tokat punohen si një shekull më parë me kalë dhe parmende.

Rruga është e paasfaltuar dhe në dimër bllokohet nga bora, tregon mësuesi Avdyl Zeneli i cili udhëton nga Berati për të mësuar fëmijët e Gjerbësit.

“Vështirëtë janë të mëdha për shkak të rrugës, por kur kalon portën e shkollës vështirësitë harrohen. Këtu fillon kënaqësia që të jep profesioni”, tha ai.

Pavarësisht se fshati është braktisur, banorët shpresojnë se bashkëfshatarët do të rikthehen nëse do të asfaltohet rruga 26 kilometra nga Skrapari në Gjerbës.

“Kam jetuar në Skrapar dhe kam ardhur prej vitesh në jetoj në vendlindje sepse këtu klima është e mirë, uji dhe ajri i pastër. Prodhimet bujqësore janë bio. Mendoj se po të asfaltohet rruga, 50 për qind e banorëve që kanë ikur kanë për tu kthyer në Gjerbës” thotë Tajar Hebibasi banor

E vetmja shpresë që po lulëzon në këtë zonë të varfër dhe terren të ashpër është turizmi i aventurës. Rube Lajthiza që ka hapur një bujtinë tha se gjatë verës 2023 ka pritur 200 turistë nga disa shtete te Europes.

“Në 2015 kanë ardhur për herë të parë 6 çekë me makina rally. Prej asaj kohe është shtuar puna se ata përhapin fjalën tek njeri-tjetri. Ja këtu në xham kanë lënë etiketat dhe kthehen çdo vit. Në verën që kaloi kam pritur rreth 200 turistë”, tha ajo.

Të apasionuarit pas sportit ekstrem “off road” që përshkojnë malet e jugut me makina apo motorë kanë perfshire edhe Gjerbësin e Skraparit në guidat e tyre turistike.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • sapa: 18/02/2024 08:01

    Asfalti nuk e lufton korrupsjonin.Te korruptuarit e ketij vendi kenaqen qe te kthehen njerezit se keshtu mbajne gjene e vjedhur dhe kane njerez qe ti mjelin akoma sic kane bere 34 vjet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?