Skoci, ndjekja fatale i mori jetën 27 vjeçares në aksident, u plagos i dashuri! Policia heton pistën e borxheve ndaj një bande shqiptare droge (VIDEO+FOTO)

1 Gusht 2023, 11:59| Përditesimi: 1 Gusht 2023, 12:13

  • Share

Një hetim për vrasje ka nisur pas një aksidenti të ndodhur të shtunën e 30 korrikut në qytetin e vogël të Falkirk, në verilindje të Glasgows në Skoci.

Amy Rose Wilson 27 vjeçe humbi jetën ndërsa i dashuri i saj Ryan Paterson, u plagos pasi makina e tyre doli nga rruga dhe u aksidentua. Ka dyshime se aksidenti ndodhi pasi makina po ecte me shpejtësi pasi po ndiqej nga një makinë tjetër e cila e ka detyruar të dalë nga rruga.

Media britanike shkruan se pas aksidentit që i mori jetën 27 vjeçares nënë e një djali të mitur është pista e kërcënime nga një bandë shqiptarësh që merret me drogë. Sipas burimeve të cituara nga tabloidi theSun dyshohet se çifti u kishte borxhe.

Tashmë policia e Skocisë ka nisur hetimet për vrasje dhe po punon për identifikimin e personave që ndodheshin  në makinë.

Pak javë para aksidentit fatal ata i kishin treguar miqve se ishin ndjekur nga njerëz me motor dhe madje kishin filmuar momentin.

Të shtunën, ata thuhet se po ndiqeshin nga pas nga një Mercedes C – class ku sipas medias britanike udhëtonin 2 shqiptarë.

Policia gjithashtu kërkon ndihmë për të zbuluar dhe pamje filmike që mund të kenë regjistruar kamerat e sigurisë për të zbuluar se kush ishin pasagjerët e Mercedes C-Class të zi.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?