Foto ilustrues

Skoci/ Dy shqiptarë dalin para gjykatës, akuzohen për përdhunimin e një 29-vjeçareje

2 Maj 2020, 22:31| Përditesimi: 2 Maj 2020, 22:35

  • Share

SKOCI- Emigrantët ilegalë shqiptarët Griselt Maranaku dhe Elton Baga dolën para  Gjykatës së Lartë në Glasgoë për përdhunimin e një 29-vjeçareje.

Sipas medies skoceze, Griselt Maranaku dhe Elton Baga, i cili njihej edhe me një tjetër emër Leo Baga përkatësisht 33 vjeç dhe 32 vjeç u përfshinë në ngjarjen kriminale më 9 Janar 2019.

Ngjarja ndodhi në një banesë në fundin lindor të Glasgoë në Skoci.

Maranaku tha në procesin gjyqësor se pati marrëdhënie seksuale me dëshirë me 29-vjeçaren.

Viktima dhe një shoqe e saj po pinin në një bar kur takuan dy të akuzuarit, ku 29-vjeçarja mendonte se njihte njërin nga djemtë sepse ai ngjante me një të njohur që punonte në një dyqan në Glasgow.

Vajzat biseduan me ta dhe më pas shoqja e viktimës i ftoi në shtëpinë e saj.

Në një moment 29-vjeçarja shkoi në dhomën e gjumit të saj dhe të dy burrat e ndoqën dhe e përdhunuan.

Shoku i saj, i cili ishte akoma në banesë, thirri policinë dhe ata mbërritën, ku gjetën vajzën me kyçin e dorës të thyer.

Shqiptarët thanë se viktima i kishte kërkuar që të merrte pjesë në një treshe me ta, duke e mohuar përdhunimin.

Këshilltari i mbrojtjes Frances Connor, që përfaqëson Maranaku tha se ai kishte paraqitur një kërkesë për azil.

Gjithashtu edhe Edëard Targowski, përfaqësues i Bagës, tha se edhe ai kishte bërë kërkesë edhe për azil.

Gjykatësi Sean Murphy QC i vendosi emrat e dy shqiptarëve në regjistrin e krimeve seksuale dhe tha se masën e dënimit do ta jepte gjatë këtij muaji, duke i lënë për momentin në paraburgim.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?