'Skifteri' bastis zyrën e OSHEE, ngjitur me Prokurorinë e Përgjithshme! Në kërkim autori, hapi derën me kaçavidë, mori 2000 lekë (VIDEO)

26 Shkurt 2021, 09:10| Përditesimi: 26 Shkurt 2021, 10:50

  • Share

TIRANË- Siguria e lartë në Prokurorinë e Përgjithshme, nuk i ka "penguar" disa hajdutë që të bastisin zyrën e OSHEE-së të kujdesit për klientin, shumë pranë organit të akuzës.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, i cili ka hapur derën me kaçavidë dhe mori 2 000 lekë.

Report Tv mëson se janë vjedhur edhe disa kompjuterë, kjo pasi aty nuk ka pasur para se bëhet fjalë për një zyrë që pret ankesat e qytetarëve dhe nuk bëhen pagesa.

Aktualisht po vijon puna e uniformave blu për zbardhjen e ngjarjes. Po ashtu do të shihen kamerat e sigurisë, që do të zbardhin edhe ngjarjen.

Ora 09:40
Vjedhja e zyrës së OSHEE-së në Tiranë, policia shpall në kërkim autorin! Hapi derën me kaçavidë, mori 2000 lekë

Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të grabitjes së zyrës së OSHEE-së në Tiranë. Ai ka arritur të marrë 2 000 lekë, pasi hapën derën me kaçavidë.

"Më datë 26.02.2021, në afërsi të Pazarit të Ri,  dyshohet se gjatë orëve të para të mëngjesit në  zyrën e OSHEE-së,  një person ende i paidentifikuar ka vjedhur një shumë prej 2.000 lekësh. Grupi hetimor po kryen veprimet në lidhje me ngjarjen për identifikimin dhe kapjen e autorit", thotë policia.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?