Ski/ Colturi e pafat në disiplinën Sllallom, del nga pista! Mbyll Botërorin e të rinjve për Shqipërinë me dy medalje (VIDEO)

3 Shkurt, 13:57| Përditesimi: 3 Shkurt, 14:08

  • Share

Lara Colturi ka rezultuar e pafat në disiplinën e Sllallomit në Botërorin e të rinjve në ski që po zhvillohet në Francë. 17-vjeçarja, e cila vinte pas dy medaljeve ditën e premte, shënoi kohën e katërt më të mirë në lëshimin e parë, por në të dytën doli nga pista duke humbur renditjen.

Megjithatë një ditë më parë Lara siguroi dy medalje për Shqipërinë në disiplinën Giant Sllallom.

Skiatorja mori medaljen e bronztë për u-21 dhe të artën për U-18, ndërsa tani do vijojë përgatitjet për Botërorin e të rriturve ku këtë sezon ka shënuar rezultate fantastike. Edhe pse 17 vjeç ajo synon të futet në top 15 skiatoret më të mira të botës.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?