Skenë si në Formula 1, Lamborghini portokalli 'fluturon' në bypass-in Fier-Vlorë! Kapet me 236 km/h (VIDEO)

4 Korrik 2020, 20:29| Përditesimi: 4 Korrik 2020, 21:55

  • Share

TIRANË- Në rrugën që lejohet të lëvizet me shpejtësi 110 km/ h ky shofer i Lamborghini-t ka lëvizur me 236 km/h në kulmin e trafikut në bypass-in Fier - Vlorë.

Siç shihet në këtë video, Lambo-ja ngjyrë portokalli ka qenë me një shpejtësi marramendëse, duke u shndërruar në një rrezik serioz jo vetëm për veten e tij, por edhe për shoferët e tjerë në këtë aks rrugor.

Ndërkohë, Policia rrugore njofton se në këtë rrugë janë hequr patentat 21 shoferëve.

"Në ByPass-in Fier - Vlorë. Vijon kontrolli me nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për aksidente rrugore. E papranueshme dhe e pajustifikueshme kjo që bën drejtuesi i këtij mjeti luksoz, i cili është konstatuar nga Policia Rrugore duke drejtuar automjetin me 236 km/h. në kulmin e trafikut.

Prej mëngjesit të sotëm deri tani janë tërhequr 21 leje drejtimi nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në rrugën nacionale Tiranë - Vlorë gjatë kontrolleve me lëvizje. Mos nxitoni se në rastin më të mirë do përfundoni te Polici dhe radari dhe në destinacion do shkoni pa patentë, e në rastin më të keq aksidenti ju pret apo me keq akoma patenta shkon në shtëpi pa ju.

Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni se shpejtësia vret jetë", njofton policia Rrugore.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Panamera: 05/07/2020 10:35

    Fiks Berat!

    Përgjigju
  • Leo: 05/07/2020 10:26

    Po hallall e ka. Le te eci. Ajo makine aq shpejtesi e ka normale. I ben mire dhe makines. Se skemi ne rruge seshte faji makines dhe shoferit por i shtetit. Ai taksat i paguan.

    Përgjigju
  • Shqip: 05/07/2020 09:28

    O berat i ke then t gjitha me ato q the.me te shumtit e shqiptarve vetem helem nxjerin nuk e din q sa m t varfer t jen njerzit m keq esht sa m t pasur m mir esht se i pasuri do prishi lek do hapi biznes

    Përgjigju
    • 100%e vertete: 05/07/2020 11:02

      Fiks. Shoqeria jone gjykon dhe jane bër gjyqtare prokurore te gjykates se larte. Οk, shtetit duhet t’japin llogari por gjithashtu duhet t’japin llogari dhe njerzeve.

  • Ana: 05/07/2020 06:50

    O Elton dhe Vlora. Kur bllokohet patenta nuk bllokohet makina. Qe ne fakt ketu ne Shqiperi duhet sekuestruar dhe makina. Keshtuqe mos llomotosni kot kur nuk dini. Ti e paske pare ne Lungomare, por ishte ne timon ky shoferi qe iu bllokua patenta, apo ndonje shoku vet? Nuk eshte dhe çudi qe i njejti te kete qene, jetojme ne Albanistan. Qe te kuptohemi; nuk po mbroj policine hajdute dhe kete cubin me Lambo, por kuptoni se cfare behet.

    Përgjigju
  • Ervis: 05/07/2020 00:17

    Ne cdo vend te shkosh..policat jane legena..po hajd se nuk ja ha t..p!? atij me lamborgini.

    Përgjigju
  • Staplerfahrer: 04/07/2020 22:27

    Cfare guximi!!!!!!!!

    Përgjigju
  • urani: 04/07/2020 22:25

    Lereni se eshte gjynaf, ka shitur gomarin dhe ka blere lombardini.... E katunari ci ka bo droges.....

    Përgjigju
    • Gggg: 05/07/2020 13:12

      Berato ke hak

    • Berat: 04/07/2020 23:09

      O uran pordha ndaje mendjen ka shit gomarin apo drogen. Sa ziligar qe jemi ne shqiptaret, si nuk kam lexuar nji komet te bukur, te pakten te thon sa makin e bukur, veç vrer nxjerin njerzit nga goja, ska u ka fain I zoti Lamborghinit se jeni pa buksa ju

  • Loni: 04/07/2020 22:17

    Aq mir e ka bere sa ska ku te shkoj I lumte kemba... Ai paska qen ngadale un do Isha Pak me shpejt

    Përgjigju
  • A. N.: 04/07/2020 21:43

    Keto nuk jane shofere por kamikaze. Ecin duke bere gara me njeri tjetrin pa marre parasysh qe rruget nuk jane pista per formula 1

    Përgjigju
  • Vlora: 04/07/2020 21:30

    Athere pse na i zune syte ne lungomare kur ja paskeni hequr patenten. Apo mos ishte djali i ndonje deputeti? Jeni pabythsa.

    Përgjigju
    • Elton: 04/07/2020 23:07

      Keta me zune me 125km makinen e punes me hoqen patenten nuk pyeten ndaluan dhe shokun tim te nesermen per tu siguruar qe nuk isha une. Pabythsa jane mir e ke then hallexhiun e lan pa buke per 15 km me kta sja u mban bytha

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?