Moment nga ndeshja Skënderbeu-Tirana

Skënderbeu-Tirana s’përfitojnë për final-four! Në Superligë krizë golash, 4 rrjeta në 5 ndeshje

9 Prill, 11:30| Përditesimi: 9 Prill, 11:49

  • Share

Sfida Skënderbeu-Tirana e javës së 30 të Superligës, edhe pse pati mjaft epidose, u mbyll me shifrat e bardha 0-0. Korçarët vuajtën daljen me kartonin e kuq të Rabiut në minutën e 15, por pavarësisht kësaj në pjesën e parë humbën një penallti me Dean Liçon. Ndeshja, e zhvilluar në një atmosferë të kënaqshme, vlente për ‘final-four’, ndërsa ky barazim lë Skënderbeun në vendin e pestë me 41 pikë, 1 më shumë se Tirana e vendit të 6.

“Mbas kartonit të kuq ishte moment i vështirë për ne sepse ishin 75-80 minuta me një lojtar më pak. Mund të shënosh mund të humbësh penallti, por nëse shohim rezultatin mund të them se jam i kënaqur. Bravo çunat sepse ishte një sakrificë e madhe,”-u shpreh Ivan Gvozdenovic, trajner i Skënderbeut.

“Agresiviteti mendoj se ishte në nivelet e duhura, por mendoj se ishim në presionin e rezultatit pasi donim me doemos për të shënuar gol dhe kjo sjell trysni te lojtarët në momentet vendimtare,”-tha Erbim Fagu, trajner i Tiranës.

Në përballjen tjetër të së hënës Erzeni mori tre pikë të vyera në luftën për mbijetesë duke fituar 1-0 kundër Egnatias kryesuese. Ky sukses që erdhi në minutën e 86 u jep shpresë shijakasve për t’iu larguar vendit të nëntë, ndërsa rrogozhinasit nuk mundën të përfitonin nga ndalesa e Vllaznisë kundër Partizanit. Ndeshja e së dielës në Air Albania u mbyll 0-0, ndërsa në takimet e tjera të kësaj jave Kukësi barazoi 1-1 me Dinamon, ndërsa Laçi fitoi 0-1 kundër Teutës. Për pasojë kurbinasit parakaluan durrsakët në renditje.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?