Skënderbeut i bëhet ves barazimi, Gvozdenovic: Ndaj Elbasanit s’kishte rëndësi rezultati! Dede: Presim ende përformcime

3 Gusht 2023, 18:09| Përditesimi: 3 Gusht 2023, 18:13

  • Share

Skënderbeu nuk i ndahet barazimeve në fazën përgatitore. Sëfundmi korçarët kanë barazuar 2-2 kundër Elbasanit, në atë që ishte sfida e katërt në kuadër të përgatitjeve për Superligën.

“S’është problem rezultati me thënë të drejtën. Jemi në fazë përgatitore dhe do ti provojmë të gjitha që të jemi gati për kampionatin. Kemi provuar një skemë të re me 3-5-2. Ishim shumë mirë dhe kam mbetur shumë i kënaqur,”-u shpreh Ivan Gvozdenovic, trajner i Skënderbeut.

Në javën e parë të sezonit të ri të Superligës që nis me 19 gusht, Skënderbeu do të përballet me Egnatian në Rrogozhinë.

“Gjithë kampionati është i fortë. Nuk ka këtu java e parë apo java e fundit. Kemi 36 ndeshje dhe ne na duhet të jemi gati që të luftojmë çdo javë,”-tha Ivan Gvozdenovic, trajner i Skënderbeut.

Ndërkohë te Elbasani ishin të kënaqur pas barazimit me Skënderbeun, ndërsa presin që deri në nisjen e Kategorisë së Parë të bëjnë të tjera përforcime në merkato.

“Pretendojmë të përforcohemi deri në momentin e fundit, por edhe me këtë skuadër që kemi jam shumë i kënaqur. Jam krenar dhe i lumtur për punën që bëjnë çdo ditë në stërvitje. Gjithashtu për impenjimin dhe motivimin që kanë brenda vetes,”-deklaroi Nevil Dede, trajner i Elbasanit.

Sezoni i ri i Kategorisë së Parë ku merr pjesë Elbasani do të nisë me 2 shtator dhe luhet mes 12 ekipeve në 3 faza. Në total janë 33 javë gjithsej.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?