Ekipi i Skënderbeut gjatë ndeshjes me Kamzën në Korçë

Skënderbeu vuan, por nuk e fal Kamzën në Korçë

14 Prill 2018, 21:22| Përditesimi: 14 Prill 2018, 21:27

  • Share

Bollëk golash në ndeshjen e parafundit të javës së 29-të të Kategorisë Superiore në futboll mes Skënderbeut dhe Kamzës, sfidë e luajtur në Korçë dhe e përfunduar 3-2 për vendasit. Gjatë pjesës së parë janë shënuar 4 gola, teksa golave të Muzakës dhe Sowe-s, u janë përgjigjur Rezi dhe Zguro në limit. Goli i futbollistit të Kamzës nga goditja e dënimit ishte “korniza” më e bukur për 45 minutat e para.

Pjesa e dytë i ka rikthyer menjëherë avantazhin korçarëve, teksa James ka shënuar golin që vulosi fitoren e Skënderbeut. Miqtë kanë pretenduar për një penallti, por nuk ka qenë i të njëjtit mendim arbitri. Në Korçë ka pasur edhe një ceremoni sa i përket titullit kampion, jo të këtij sezoni, por të atij të vitit 2016, kur dje CAS i ka dhënë të drejtë dhe ia ka rikthyer Skënderbeut.

Skënderbeu-Kamza 3-2 
Muzaka 16′, Soue 26’ (11-m), James 48’/ Rezi 35′, Zguro 45′
Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Fidan Aliti, Mici, Osmani, Nimaga, Muzaka, James (Vila 72′), Gavazaj (Lilaj 57′), Sowe. Trajner: Daja, Kamza: Avdyli, Idrizaj, Lelis, Cukovic, Zguro, Malaj, Fili (Mehmeti 62′), Fukui, Ymeri, Rezi (Kuqi 77′), Plaku. Trajner: Ahmataj
Karton i verdhë: Lelis 31′

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?