Skënderbeu tregon forcën, mund pastër Flamurtarin në Korçë

7 Gusht 2023, 22:08| Përditesimi: 7 Gusht 2023, 22:09

  • Share

Skënderbeu fitoi pasditen e së hënës 2-0 kundër Flamurtarit, në një miqësore të zhvilluar në stadiumin e Korccës. Ndeshja e futbollit i shërbeu stafeve të dy skuadrave për të parë nga pranë gjendjen e lojtarëve në prag të nisjes së sezoneve në Superligë dhe Kategorinë e Parë.

Vendasit e Gvozdenovic dominuan ndeshjen me lojë dhe raste, duke treguar se jo më kot janë ata në elitën e futbollit dhe vlonjatët në Kategorinë e Parë. Ndeshja u hap në minutën e 15-të nga Juri, teksa ishte Rashica që në të 29 minutë shënoi golin e dytë për bardhekuqtë.

Anësori Rashica ka spikatur në përgatitjet parasezonale dhe pritet të jetë njeriu gol i korccarëve sezonin e ri. Në pjesën e dytë trajnerët Ivan Gvozdenovic dhe Emiljano CCela kishin mundësi të provonin lojtarët në dispozicion, duke bërë shumë zëvendësime.

Në Kategorinë e Parë Flamurtari është ndër pretendentët për titullin kampion, me klubin që ia besoi CCelës fatet e ekipit. Kujtojmë se Superliga e futbollit nis edicionin e ri në 26 gusht, teksa Kategoria e Parë merr jetë një javë më vonë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?