Skënderbeu

Skënderbeu 'mbush arkat', shet për 300 mijë euro sulmuesin 22-vjeçar

5 Prill, 19:36| Përditesimi: 5 Prill, 19:38

  • Share

Nëntë golat dhe dy asistimet e këtij sezoni në Superligë kanë bërë që Skënderbeu të pranojë 300 mijë euro për të lënë të lirë sulmuesin Nnamdi Franklin Ahanonu, me kazakët e Astanës që do jenë klubi i tij i ri.

22-vjeçari nigerian është një nga zbulimet e këtij sezoni, teksa korçarët kanë "mbushur arkat" me një shifër të konsiderueshme. Në 18 ndeshjet e luajtura prej tij këtë sezon, sulmuesi ia ka dalë të shënojë nëntë gola dhe të zgjojë interesin e Astanës.

Tanimë klubi më i titulluar në Kazakistan ia ka dalë që për shumën e duhur të bindë drejtuesit në Korçë, me sulmuesin që prej verës së këtij viti do jetë pjesë e tyre.

Nnamdi Franklin Ahanonu u afrua te Turbina e Cërrikut në verën e 2022 nga Krane FC e Nigerisë, ndërsa verën e 2023 kaloi te bardhekuqtë korçarë.

Nnamdi Franklin Ahanonu

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?