Skulptori Ardian Pepa prane statujes se Gjergj Kastriotit ne Vaqarr, dhe reagimi i Bashkise Lezhe

Kultura

'Skënderbeu' mbetet në kantier, skulptori kërkon zgjidhje, Bashkia Lezhë 3 vite pas porosisë: Po kërkojmë vend të përshtatshëm!

28 Shtator 2022, 11:08| Përditesimi: 28 Shtator 2022, 11:25

  • Share

“Skënderbeut” në bronz, do t’i duhet të presë ende për të shkuar në Lezhë. E ngecur për 3 vite në një magazinë në Vaqarr, për shtatoren fituese të konkursit ndërkombëtar  të Beslidhjes së Lezhës (2 mars 2019), bashkia e qytetit thotë në një përgjigje për Report tv, se ende nuk ka gjetur një vend për të.  Ndërkaq një muaj e gjysmë më parë autori, Ardian Pepa, të cilit 3 vite më parë Bashkia i kërkoi të përshpejtonte ritmin për statujën, ngriti shqetësimin e tij në Report tv, pasi as institucionet nuk po e marrin përsipër monumentin, e njëherazi nuk i japin aporvimin për vendosjen e tij gjetkë.

 “Plani i Bashkisë Lezhë për këtë statujë monumentale vijon të jetë gjetja e një vendi sa më të përshtatshëm për vendosjen e saj.”, përgjigjet Bashkia Lezhë, në një shkresë të Drejtorisë së Turizmit dhe Kulturës të firmosur nga kryetari Pjerin Ndreu.

Tentativa e Bashkisë për ta vendosur statujën në sheshin “Gjergj Kastrioti”,  pak kohë pas realizimit dështoi. IKMT prishi në atë kohë (1 mars, 2019) bazamentin 2 m të lartë, në mungesë të një leje, duke qenë se bëhet fjalë për zonën arkeologjike “A”.  Aktualisht, Bashkia Lezhë shprehet se e konsiderojnë ende mundësinë për vendosjen e monumentit pranë kësaj hapësire.

“Plani B konsiston në vendosjen e kësaj statuje sa më afër Sheshit Gjergj Kastrioti duke mos cënuar zonën arkeologjike A”, thuhet më tej nga Bashkia Lezhë.

Për vendosjen e shtatores 3,7 m të lartë (plus 2 m bazamenti) në peshën 1 ton, nuk duhet gërmuar në zonë, ka shpjeguar artisti për televizionin, çka mund të kishte pasoja në zonën e mbrojtur, duke lënë të hapur mundësinë e vendosjes në një tjetër hapësirë.

Të pyetur nëse Bashkia Lezhë ka bërë përpjekje me instancat e tjera për t’i dhënë zgjidhje çështjes, përgjigjia është :

“Jemi në pritje të vendimit zyrtar nga ana e KKRT dhe IKTK pranë Ministrisë së Kulturës”.

 

 Ndërkaq Ministria e Kulturës, ka pretenduar se nuk ka kundërshti lidhur me vendosjen e shtatores jashtë zonës arkeologjike, ndërsa sipas burimeve për televizionin, Bashkia Lezhë nuk e ndërmerr një hap të tillë në mungesë të fondeve.

A.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?