Skënderbeu i Superligës, ‘paqe’ me Malishevën! Vizat pengojnë 2 lojtarë, trajner Gvozdenovic: Merkato ende e hapur

28 Korrik 2023, 12:25| Përditesimi: 28 Korrik 2023, 15:25

  • Share

Skënderbeu që po përgatitet për sezonin e ri në Superligë është ndalur në një tjetër barazim, pasi këtë herë 90 minutat e miqësores kundër Malishevës së Kosovës janë mbullur me rezultatin 1-1. Në sfidën e zhvilluar në Korçë ‘ujqërit’ realizuan të parët me penalltinë e Liços, ndërsa miqtë vulosën gjithçka me Sylën.

“Bravo i qoftë Malishevës se për mua ishte një skuadër shumë e mirë dhe me shumë shpejtësi. Luajtëm shumë fortë në kundërsulm dhe ndoshta sot e merituan edhe të fitonin,"-u shpreh Ivan Gvozdenovic, trajner i Skënderbeut.

“Kishim 2-3 lojtarë të rëndësishëm jashtë për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar në fazën përgatitore, por jam i kënaqur me këtë paraqitje të djemve. Dhanë maksimumin,”-tha Senad Alirifa, trajner i Malishevës.

Skënderbeu ka siguruar shërbimet e dy futbollistëve, mesfushorin ganez Randi Dumfur dhe sulmuesin Zhordan Flecher, por po pret pajisjen me vizë për t’i patur në dispozicion.

“Merkato është e hapur deri në gusht dhe nuk i dihet sesi shkon puna. Do shohim me qetësi dhe pas ndeshjes me Flamurtarin do të them se si jemi në pjesën e merkatos dhe detaje të tjera,”-deklaroi Ivan Gvozdenovic, trajner i Skënderbeut.

Klubi korçar ka zgjedhur të bëjë një merkato pa shumë shpenzime, duke qenë se e ka të pamundur të shkojë në Kupat e Europës, pasi nga 2018 është dënuar me 10 vite përjashtim nga UEFA, që e akuzon për manipulim rezultatesh.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?