Skënderbeu fiton miqësoren e parë të verës, trajneri i Flamurtarit: Kush ka gjak në vena do mërzitej për humbjen

8 Gusht 2023, 12:54| Përditesimi: 8 Gusht 2023, 14:45

  • Share

Flamurtari i sezonit të ri, që militon në Kategorinë e Parë por objektiv të shpallur ka ngjitjen në Superligë, ka pësuar disfatën  e parë në fazën përgatitore. Vlonjatët janë mposhtur 2-0 nga Skënderbeu në Korçë, me golat e realizuar nga Juri dhe Rashica në pjesën e parë.

“Të gjithë që humbasin ndeshjen mërziten. Kush ka pak gjak në vena. Gjithsesi mund të them se jam i lumtur që humbja erdhi në këtë periudhë sepse edhe ne pamë problemet dhe gabimet që kishim,”-u shpreh Emiljano Çela, trajner i Flamurtarit.

Edhe pse merkato është e hapur deri në fund të gushtit, me 99% Flamurtari i sezonit të ri nuk do ketë më ndryshime.

“Merkato është e mbyllur. Nuk besoj se mund të vijnë lojtarë të tjerë. Patjetër nëse ndodh do jetë një. Është një moment që kërkojmë lojtarë që kanë bërë diferencën dhe kanë spikatur me ekipit e tyre. Për ti njohur mirë,”-deklaroi Emiljano Çela, trajner i Flamurtarit.

Për Skënderbeun e ngjitur në Superligë, që pas vendimit të fundit të FSHF-së kampionatin e nis me 26 gusht, kjo ishte fitorja e parë në miqësore. Më herët kishte barazuar katër herë, por sipas trajnerit në këto përballje me rëndësi nuk është rezultati.

“Kur ishim 2-0 prap kishim disa probleme. Ishim pak mbrapa, presingu nuk ishte aty ku duhet. Këto duhet ti rregullojmë. Nga kjo fazë përgatitore kemi shumë gjera pozitive, por edhe negative,”-tha Ivan Gvozdenovic, trajner i Skënderbeut.

Skënderbeu Superligën do ta nisë në transfertën e Rrogozhinës kundër Egnatias, e shtyrë me 26 gusht.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?