Foto ilustruese

Skenari/ Serie A dhe Bundesliga me 6 ekipe në Champions League

18 Prill, 16:04| Përditesimi: 18 Prill, 16:05

  • Share

Mundësi e artë për futbollin italian dhe atë gjerman. Në bazë të forcës së këmbëve të këtij sezoni, nga edicioni që vjen Serie A dhe Bundesliga mund të dërgojnë në Champions League jo pesë, por gjashtë skuadra.

Gjithçka lidhet me Atalantën dhe Borussia Dortmund. Nëse skuadra e Berat Gjimshitit arrin të fitojë Europa League dhe renditet në kampionat në vendin e pestë ose të gjashtë në kampionat, atëherë gjashtë ekipe italiane do të marrin pjesë në Champions.

E njëjta gjë edhe nëse Dortmundi fiton Championsin dhe renditet në vendin e pestë ose të gjashtë. Në kushte të tilla do të merrnin pjesë 6 skuadra nga Bundesliga në grupet e turneut të më të fortëve.

Dortmundi e ka më të vështirë, pasi në gjysmëfinalen e Champions gjen PSG-në dhe në rast kalimi në finale, do gjente përballë fituesin e çiftit Real Madrid - Bayern Munich.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?