‘Skena vjen tek ju', Teatri i Operas dhe Baletit përfundon turin në Korçë

31 Dhjetor 2023, 11:02| Përditesimi: 31 Dhjetor 2023, 11:54

  • Share

‘Skena vjen tek ju', Teatri i Operas dhe Baletit përfundon turin në qytetin juglindor të Korçës.

Skena lëvizëse u pozicionua në sheshin e Katedrales Ringjallja e Krishtit duke bërë dhjetëra qytetarë por edhe turistë të ishin prezentë për të ndjerë nga afër magjinë e këngëve klasike sjell nga orkestra simfonike dhe solitët e TKOB nën dirigjimin e Edmond Dokos me ariet më të njohura të kryeveprave muzikore.

Solistja e mirënjohur e Teatrit të Operas dhe Baletit Dorina Selimaj përshëndeti publikun artdashës korçar i cili mori pjesë në performancën e tyre duke impresionuar edhe vetë solistët që u ngjitën në skenë.

Kjo nismë e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit u mbështet edhe nga ministria e kulturës e cila u ndal në disa qytete të vendit për të përcjellë artin sa më pranë publikut.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?