Tifozët e Interit

Skena qesharake në Arabinë Saudite! 'Tifozët' e paguar të Interit lexojnë tekstet e këngëve në telefon

23 Janar, 13:48| Përditesimi: 23 Janar, 13:52

  • Share

Skena të pabesueshme në Arabinë Saudite, aty ku Interi mposhti 1-0 Napolin në finalen e Superkupës së Italisë.  Përveç stadiumeve gjysmë bosh dhe pankartave të pakuptimta që u shfaqën në tribuna, një tjetër skenë mbërriti pas finales së Superkupës.

Këtë herë ndodhia ishte jashtë stadiumit, me gazetarin duke intervistuar një grup tifozësh të zhurmshëm të zikaltërve, ose më mirë tifozë të supozuar dhe të paguar.

Sikleti bëhet menjëherë i dukshëm kur 'tifozët' filluan të këndonin refrenin për Lautaro Martinez. Ajo që duket qartë është se ata janë të gjithë me telefonat në duar duke lexuar fjalët, teksa lënë dyshime se nuk dinë asnjë nga këngët e Interit.

Kupa e Botës në Katar dha shembuj qesharakë në këtë drejtim, ku shumë tifozë të paguar bënin tifo për ekipe që nuk i njihnin. Diçka e tillë u vu re dje edhe në Arabinë Saudite.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?