Skemë për sigurimin e sektorit bujqësor nga katastrofat natyrore/ Agrobiznesi: Ndihmon sektorin, të rishikohet edhe rimbursimi i TVSH-së për fermerët

24 Tetor 2023, 18:12| Përditesimi: 24 Tetor 2023, 18:17

  • Share

Ministria e Bujqësisë dhe Banka Botërore po bashkëpunojnë për të hartuar një skemë për sigurimin e bujqësisë nga katastrofat natyrore siç janë përmbytjet që ndodhin shpesh në Shqipëri.

Duke qenë se shpesh fermerët përballen me humbje të mëdha e deri në faliment për shkak se i gjithë investimi ju shkon dëm nga një përmbytje pasi nuk janë të siguruar po diskutohet për një formë mbështetje, por ende nuk janë caktuar detaje mbi mbulimin e sigurimit apo primin që do të ketë.

Skemat e sigurimit janë një mbështetje e madhe për sektorin bujqësor deklaroi pak ditë më parë Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj. Por përpos sigurimit bujqësor me Bankën Botërore po punohet edhe për një skemë që rrit produktivitetin e këtij sektori dhe mundësitë e financimit.

Bujqësia mbetet një nga sektorët më pak të kredituar nga Bankat për shkak të rrezikut klimatik që ka, për shkak se i gjithë investimi mund të humbasë me një përmbytje.

Vetë fermerët e mbështesin një skemë financimi, madje Këshilli i Agrobiznesit i kërkon Ministrisë së Bujqësisë që të miratohet sa më shpejt një ligj për sigurimin bujqësor.

Duke qenë se jemi në prag të hartimit të buxhetit të ri të vitit 2024 dhe i paketës fiskale Këshilli i Agrobiznesit kërkon që të rishikohet TVSH-ja për bujqësinë dhe të mos jetë rimbursimi 6% por 20%.

Po ashtu kërkohen 70 milionë dollarë më shumë buxhet për të mbështetur sektorin, si dhe theksojnë domosdoshmërinë për të zhbllokuar fondet e IPARD.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qobani: 24/10/2023 21:08

    A po bindeni npraktik,lakmia ashtë e keqe,përqarje e madhe mes njerzve,na ka humbë toleranca,vallë veq gazepi na qetson,mos jemi ba lajkë për naj tërmet të fuqishëm ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?