Skemë e re për pensionet, Mete: Po diskutojmë me FMN dhe BB! Do rishikohet mënyra e indeksimit

7 Nëntor 2023, 11:11| Përditesimi: 7 Nëntor 2023, 16:12

  • Share

Qeveria po punon për një reformë të re pensionesh, e cila në thelb do të ketë rritjen e tyre dhe ndryshimin ojë mënyrën e indeksimin e pensioneve.

Ministri i Financave Ervin Mete, i pyetur nga deputeti socialist Erion Braçe tha në Komisionin e Ekonomisë që skema e re e pensioneve po hartohet në bashkëpunim me FMN dhe BB.

"Kur kemi pensionistë të goditura nga këto dy reforma që e kanë pasur mendjen tek e ardhmja, a ka ardhur momenti që të shohim një zgjidhje përtej indeksimit?"- pyeti Braçe. 

"Është çështje e mprehtë çështja e pensioneve dhe kërkon qasje që amortizim diferencat në kontribut dhe përfitues. Po diskutohet edhe indeksimi që të ndryshojë"-tha ministri Mete. 

Aktualisht skema është me deficit, pasi kontributet nuk mbulojnë vlerën e pensioneve, për këtë arsye buxheti i shtetit paguan çdo vit rreth 500 milionë euro për ta financuar këtë skemë.

Për të rritur numrin e kontribuuesve, ministri tha se shërbejnë edhe ndryshimet në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, ku prej vitit që vjen do paguajnë tatim edhe të vetëpunësuarit që ofrojnë shërbime profesionale.

"Një ndër rreziqet më kryesore lidhur me skemën e pensioneve, ashtë numri i lartë i të vet punësuarve që ne kemi në sistem, ato kanë nivel të ndryshëm kontributi në skemë, dhe kontrolli i tyre për kontributin nuk është shumë i arritshëm. Ky element adresohet edhe me ligjin e ri të të ardhurave ku do taksohen profesionet e lira. Të vet punësuarit që ofrojnë shërbime profesionale do të përfshihen në taksim, kanë disiplinim për të paguar edhe sigurimet shoqërore"- shtoi ministri. 

Për vitin e ardhshëm në buxhetin e shtetit është parashikuar indeksimi tjetër i pensioneve në rreth 4 miliardë lekë si dhe bonusi i fund vitit 3.6 miliardë lekë.

B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?