SKEDA/Çfarë ndryshimi ka midis investitorit strategjik dhe të asistuar

11 Prill, 13:42| Përditesimi: 11 Prill, 20:38

  • Share

Ndryshimi mes një investitori strategjik i veçantë që në Shqipëri e ka një numër shumë i vogël oligarkësh dhe statusit të investitorit të asistuar, që  deputetja Xhaçka tha në Kuvend që bashkëshorti i Artan Gaci ka marrë parashikohet në përfitimet që ata mund të marrin nga shteti, sipas neneve 21 dhe 22 të ligjit për investimet strategjike.

Biznesmeni Artan Gaçi ka përfituar statusin e investitorit strategjik të asistuar, një status i ngjashëm me 1500 raste të tjera dhe nuk ka të bëjë fare me mundësinë e shpronësimit të tokave. Sipas nenit 21 si investitor i asistuar ai përfiton shpejtësi në veprimet e administratës, veprime përgatitore, në dokumente, programe mbështetëse, mbështetje me infrastrukturë ndihmëse apo edhe vënie në dispozicion të pasurive të paluajtshme shtetërore për zhvillimin dhe realizimin e projekteve investuese strategjike, sipas legjislacionit në fuqi.

Ndërsa ai nuk është përfitues i shërbimeve të mëdha që ofrohen për investitorin strategjik të veçantë që parashikon shpronësimin e pasurive të paluajtshme, pronë private, për të mundësuar zhvillimin dhe realizimin e projekteve investuese strategjiken si dhe miratimin nga ana e Kuvendit, kur vlerësohet nga Këshilli i Ministrave, të kontratave përkatëse të investimit strategjik, me kërkesë të investitorit strategjik për të rritur sigurinë e marrëdhënies juridike të rregulluar përmes tij dhe shtetit shqiptar.

Pra 2 statuse të ndryshme juridike, që japin dy lloje përfitimesh të ndryshme që lidhen me mbështetjen e shtetit, i pari i dhënë mbi 1500 rasteve ndërsa i dyti një grupi të vogël të privilegjuarish.

Po kush janë ndryshimet?

Sipas ligjit nr 55/2015 për investimet strategjike në republikën e Shqipërisë 

Shërbimet ndaj Investitorit të asistuar (neni 21) 

- Kryerje të veprimeve përgatitore, përgatitje të dokumenteve dhe aplikim administrativ me procedurë të përshpejtuar nga agjenti asistues.

- Trajtim me prioritet të përgatitjes së dokumentacionit, dhënies së mendimeve apo ndjekjen e procedurave, për përgatitjen dhe realizimin e investimit strategjik.

- Konsolidim të tokës.

- Programe mbështetëse.

- Mbështetje me infrastrukturë ndihmëse.

-Vënie në dispozicion të pasurive të paluajtshme shtetërore për zhvillimin dhe realizimin e projekteve investuese strategjike, sipas legjislacionit në fuqi.

Shërbimet ndaj Investitorit strategjik (neni 22) 

-Shpronësimin e pasurive të paluajtshme, pronë private, për të mundësuar zhvillimin dhe realizimin e projekteve investuese strategjike.

-Miratimin nga ana e Kuvendit, kur bëhet vlerësimi nga Këshilli i Ministrave, për kontratat përkatëse të investimit strategjik, me kërkesë të investitorit strategjik për të rritur sigurinë e marrëdhënies juridike të rregulluar përmes tij dhe shtetit shqiptar.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?