Kronikë

Skavica, nënshkruhet kontrata mes kompanisë Bechtel dhe KESH! Balluku: Vepra më e rëndësishme në sektorin energjetik, do minimizojë përmbytjet

5 Korrik 2021, 13:48| Përditesimi: 5 Korrik 2021, 16:02

  • Share

Nënshkruhet kontrata për fazën e parë, mes kompanisë Bechtel dhe KESH, për projektin e HEC Skavicës. E pranishme gjatë nënshkrimit të kontratës, ministrja Belinda Balluku e ka cilësuar këtë si një vepër me rëndësi të veçantë për sektorin elektro-energjetik shqiptar. Sipas Ballukut, HEC-i i Skavicës do të ndikojë në përmirësimin e situatës së përmbytjeve gjatë dimrit në zonën e nën Shkodrës, ndërsa theksoi se ky HEC do të luajë një rol të rëndësishëm edhe për hidrocentralet e tjera ekzistuese në kaskadën e Drinit.

 “Skavica është ndryshe nga hidrocentralet e tjerë sepse do të luajë rolin e një rregullatori për HEC ekzistuese. Vepra më e rëndësishme në sektorin energjetik. Do të rrisë me 20% prodhimin vendas, por do të rrisë kapacitete prodhuese edhe të Hec-et ekzistuese në kaskadën e Drinit. Është edhe për minimizimi e përmbytjeve në fushën e nën Shkodrës. Do të ndjejmë menjëherë minimizimi i përmbytjeve dhe kontrolli i të gjithë shirave. Që në fillimet tona kemi qenë shumë të qartë dhe kompania e ka kuptuar. Për sa i përket impaktit social. Bektel është zgjedhur edhe për shkak të eksperiencës që ka pasur në menaxhim. Është një nga kompanitë që di të menaxhojë më mirë se kushdo. Jemi besimplotë që gjithçka do të zgjidhet në të mirë të banorëve të zonës dhe qytetarëve të Shqipërisë. Faza e parë përfshin punën përgatitore, 18 muaj në dispozicion u shpreh Balluku

Në mbledhjen e fundit të qeverisë Këshilli i Ministrave ka miratuar Projektligjin për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe ekzekutimin e kontratës me shoqërinë amerikane Bechtel për projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës. Kontrata me kompaninë amerikane do të ndahet në dy faza. Në fazën e parë do të përfshihen propozimi i kompanisë së bashku me mbështetjen financiare që do jetë nga vetë kompania, do të zhvillohen studime gjeologjike, do të përgatitet projekti teknik, do vlerësohet ndikimi mjedisor dhe më pas do të dilet në një ide përfundimtare. Ndërsa faza e dytë konsiston në projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?