Kronikë

Skaneri i zbuloi 48 kg kokainë fshehur në 2 traversa e kontejnerit në Portin e Durrësit, Gjykata e Lartë lë në qeli Selim Çekajn! Report Tv zbardh vendimin

24 Qershor 2021, 14:12| Përditesimi: 24 Qershor 2021, 15:36

  • Share

TIRANË-Kontrolli me skaner i kontinerierit me banane mbërritur nga Ekuadori për llogari të babait të Arbër Çekajt, Selim Çekaj, zbuloi kokainën e fshehur në traversat e modifikuara. ReportTv ka siguruar vendimin e gjykatës së lartë që  refuzoi të lirojë të moshuarin nga qelia, duke e lënë në fuqi masën e shkallës së parë dhe apelit Durrës, atë të arrestit me burg.

Sipas vendimit thuhet se ‘’ne datën 31 mars 2021, rreth orës 12:40, Dega e Doganës Durrës ka njoftuar Policinë Gjyqësore se, në Portin Detar të Durrësit ndodhej kontenieri me numër shasie MMAU-1282264, i kompanisë “MAERSK” dhe me kompani shitëse “Fresh Fruits Finest”, me të cilin po eksportoheshin mallra nga shteti i Ekuadorit për llogari të subjektit shqiptar “ECOALMAX” sh.p.k, me adrese në Maminas. Kontenieri i mësipërm ishte i ngarkuar me banane, ndërkohë që kontrolli i tij është kryer në praninë e administratorit Selim Çekaj, duke u kontrolluar pikërisht në vendin ku ndodhej dhe markimi me shenjë të kuqe, pas skanimit.

E pas ekzaminimit në gjurmën e nxjerrë nga skaneri rezultoi se në pjesën e dyshemesë nga pjesa e jashtme dhe në traversat e poshtme të shasisë, është konstatuar prania e një lende me ngjyre të bardhë në formë pluhuri, me karakteristikat e lëndës narkotike të llojit kokainë.

Në vijim të veprime hetimore, është bërë sekuestrimi i sasisë së lëndës narkotike të gjetur në masën e 48 kg e 754 gram, e ndarë në 40 pako dhe në këto kushte, është kryer arrestimi në flagrancë i shtetasit Selim Çekaj, me cilësinë e administratorit të shoqërisë pritëse të kontenierit, ku dhe u gjet droga, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të narkotikeve”.

Ndërsa pak ditë më parë ishte gjykata e posaçme e apelit që refuzoi kërkesën e Arbër Çekajt për pafajësi duke lënë në fuqi dënimin e dhënë më herët ndaj tij me 14 vite burg për trafikun e 613 kg kokainë dy vite më parë po përmes bananeve.

(Kliko këtu për të lexuar vendimin e plotë)

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?