zyrat e klubit të Juventusit

S'kanë fund taleshet për Juventusin, edhe UEFA kërkon 'ti presë kokën'! Futbollistë dhe ish të bardhezinjve i dalin në mbrojtje klubit

21 Janar 2023, 15:42| Përditesimi: 21 Janar 2023, 15:46

  • Share

Apelimi i Juventusit në CAS-in sportiv të Italisë do jetë shumë i rëndësishëm për klubin. Kjo jo vetëm për shkak të 15 pikëve të hequra të premten, por sepse sipas mediave në Itali dhe konkretisht ‘calciomercato’ bardhezinjtë rrezikojnë edhe një sanksionim nga UEFA. Nëse bilancet fictive, për të cilët u dënuan, rezultojnë të kenë ndikim edhe në ‘Fair Play-n Financiar’ atëherë Juventus mund të përjashtohet me disa vite nga kompeticionet europiane.

Gjithsesi gjasat janë të mëdha që dënimet të rëndohen për ‘zonjën e vjetër’, pasi aktualisht është nën hetim një tjetër çështje, që ka të bëjë me manovrimin për pagat e futbollistëve në sezonet 2020-2021 dhe 2021-2022. Klubi kishte njoftuar se futbollistët kishin hequr dorë nga një pjesë e pagave, por një tjetër marrëveshje nxjerr në pah se në fakt se lojtarët janë paguar në rrugë të tjera. Përveç Juventusit rrezikojnë shumë edh eish-drejtuesit, shumica e të cilëve janë pezulluar aktualisht me muaj ose vite nga aktiviteti.

Për dënimin e Juventusit kanë reguar shumë futbollistë dhe ish-futbollistë bardhezinjë siç është edhe rasti i Giorgio Chiellini-t, i cili ka publikuar një foto në të cilën thuhet ‘kur je njëherë me Juven je përgjithmonë me Juven’. Sakaq trajneri Allegri ka dashur ti japë forcë ekipit, duke u shprehur se -15 pikë nuk ndryshojnë asgjë përsa i përket sezonit. Me zbritjen e pikëve Juventus akstuslisht renditet në vendin e 10 me 22 pikë, shumë larg katër vendeve të para që të dërgojnë në Champions League.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?