S'kanë fund lajmet e këqija për Manchester City-n, klubi mund të zbresë në kategorinë e katërt angleze

15 Shkurt 2020, 14:42| Përditesimi: 15 Shkurt 2020, 14:45

  • Share

Dënimi nga UEFA me dy vite përjashtim nga Champions League di dhe gjoba 30 mln euro mund të jetë problemi më i vogël për Manchester City-n. Mediat në Angli raportojnë se ekipi i drejtuar nga sheiku Mansur mund të përballet edhe me dënimin e federatës angleze të futbollit. Kjo për shkak se federata angleze merr të njëjtat të dhëna që ekipi dërgon në UEFA për licensimin.

Sipas ‘The Independet’ tashmë drejtuesit në federatën angleze e kanë diskutuar një dënim të mundshëm të Manchester City-t. Sipas këtij burimi ‘qytetarët’ mund të dënohem me zbritje pikësh, të cilat gjithsesi nuk do ta penalizonin shumë ekipin, për shkak se është 27 pikë larg zonës së rënies nga kategoria, ndërsa për titull as që bëhet fjalë këtë sezon.

Gjithsesi raportime më të frikshme vijnë nga media të tjera angleze. Në to thuhet se dënimi i federatës mund të jetë shumë më i ashpër. Ka nga ata të cilët shkruajnë edhe për hipotezën se Manchester City mund të zbritet në ‘League Tëo’, ose ndryshe kategoria e katërt e futbollit në Angli.

Të premten UEFA dënoi Manchester City për shkak se kishte fryrë të ardhurat nga sponsor të cilët nuk ekzistonin ose që ishin në pronësi të pronarit të klubit. Gjithsesi klubi ka njoftuar se çështjen e ka dërguar në CAS, sepse nuk janë aspak të surprizuar nga vendimi i UEFA-s.

Ndërkohë mediat ndërkombëtare kanë qenë të mbushura sot me lajme për bastisjen e Manchester City-t, duke filluar nga trajneri Guardiola, që me shumë mundësi do të largohej nëse nuk do të kishte mundësi të shpaloste futbollin e tij në arenën e madhe ndërkombëtare. Sakaq në sitën e shumë klubeve europiane janë future edhe futbollistët, të cilët nuk duan të luajnë vetëm në ‘Premier League’.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?