Zgjedhjet në FSHF, shpërfillen 5 vendimet e gjykatës! UEFA hesht, ‘zhduket’ raporti për manipulimet në shoqata

26 Shkurt 2022, 10:44| Përditesimi: 26 Shkurt 2022, 13:43

  • Share

Pesë vendime gjykate janë dhënë deri më tani kundër federatës shqiptare të futbollit në lidhje me manipulimet e kryra në zgjedhjet rajonale të shoqatave dhe jo vetëm, por kur na ndajnë katër ditë nga 2 marsi, federata është e bindur për të mbajtur zgjedhjet për president.

Në dy raste gjykata e Tiranës ka marrë vendimin për të anuluar zgjedhjet e 2 marsit, deri në një vendim të formës së prerë për manipulimet në asambletë e shoqatave, por së fundmi federata edhe publikisht është shprehur se ‘çfarë vendos gjykata nuk pi ujë për ta’.

Më 2 mars zgjedhjet pritet të organizohen nga federata në ‘Shtëpinë e Futbollit’, ose ambientet ku janë zyrat sot. Manovrat për t’i mbajtur janë evidentuar me kohë, pasi tashmë materialet zgjedhore u janë vendosur në dispozicion anëtarëve me të drejtë vote. 

Më herët ‘Report TV’ ka pyetur disa prej anëtarëve, të cilët janë president klubesh me emër, dhe pavarësisht se është shkelje ndaj vendimit të gjykatës janë shprehur se do të marrin pjesë në zgjedhjet e thirrura nga FSHF. Të gjitha këta veprime po bëhen në sytë e UEFA-s, që nga ana e saj ende nuk e ka publikuar raportin në lidhje me manipulimet që federata kreu në zgjedhjet me shoqatat e futbollit. 

Nëse federata do t’i shkojë deri në fund marrëzisë së saj, ashtu siç është shprehur edhe gjykata, për organizatorët me në krye Armand Dukën rrezikohet nga 2-3 vite burg.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?